Cani në Porto Romano: Importi 
  i karburanteve u rrit me 10 %

Cani në Porto Romano: Importi <br />  i karburanteve u rrit me 10 %
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, zhvilloi të premten një vizitë pune në depozitat bregdetare në zonën e Porto Romanos në Durrës, ku theksoi se si rezultat i aksionit të ndërmarrë nga qeveria për minitorimin e tregut të hidrokarbureve importi i karburanteve u rrit me 10%.

Problemet e hasura nga trupa e Shërbimit Doganor Shqiptar që vepron në këtë depozitë bregdetare, si dhe  procedurat e kontrollit ligjor, të parashikuara edhe në Kodin Doganor Shqiptarë kanë qënë në fokusin e vizitës së tij.

Duke folur për mediat, kreu i Financave publike u shpreh se njësitë e ngarkuara po kontrollojnë rreptësisht edhe cilësinë e produkteve hidrokarbure, nga anija deri në këto depozita e pastaj deri në pikat e tregtimit me pakicë.

 "Qëllimi është, tha ministri Cani, që në çdo hallkë të tregtimit të eleminojmë abuzimet me cilësinë dhe sasinë dhe të sigurojmë pagesën e të gjitha detyrimeve që parasheh ligji fiskal.Këtu në Porto Romano nuk funksionojnë vetëm grupet e përbashkëta të kontrollit, por në kufirin detar janë edhe grupet e antikontrabandës, që kryejnë kontroll dhe matje në çdo anije me karburant që hyn në port. Ky kontroll i kryqëzuar ka sjellë edhe rezultatet e para, me të cilat jeni njohur edhe nga deklarimet zyrtare, por unë mund t’ju them se si rezultat i këtyre kontrolleve dhe mirëadministrimit doganor vërehet një rritje prej rreth 10 % më shumë e sasive të zhdoganuara të karburanteve, deri tani”, - tha ministri Cani.

Duke folur për markimin dhe monitorimin e karburanteve nga një kompani koncensionale, shefi i Financave Shqiptare nënvizoi se nëse vitin e kaluar ishte një numër i konsiderueshëm kompanish që refuzonin kontrollin e markimit nga kjo kompani, në muajin që kaloi numri i tyre ishte zero.

“Në rast se nga monitorimi (kontrolli i subjekteve që janë të detyruar të kryejnë markimin) në tregun e shitjes më pas konstatohet karburant me përqindje më të ulët të shenjuesit nga ajo e injektuar në procesin fillestar, kjo do të thotë se ai është përzier me karburant tjetër të pashenjuar, pra të futur në mënyrë të paligjshme në treg, duke bërë evazion fiskal”- tha Cani
 
Me shifra konkrete, ministri Cani iu referuar raportit të kompanisë koncensionare të markimit dhe monitorimit të karburanteve dhe të dhënave të fundit të Shërbimit Doganor Shqiptar, sipas të cilave për periudhën 23 Qershor 2014 - 30 Prill 2015, numri i njësive të kontrolluara është 2438, nga ku 2169 ose 89 % kanë rezultuar në rregull dhe 269 ose 11% kanë rezultuar me shkelje

“Gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015, numri i rasteve me shkelje (me  përzierje karburantesh) ka tendencë rënie, ndërsa rastet e refuzimeve janë zeruar”,- theksoi  Cani.

Shkëlqim Cani ishte në Porto Romano, në kuadër të operacionit për kontrollin fiskal, cilësor dhe sasior të tregut të hidrokarbureve.
 
 Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre