Jemi duke diskutuar mbi taksat, mbi uljen e tyre ose ngritjen. Ka një zhurmë shumë të madhe këto ditë në media. Konkretisht, cilat taksa do tëe rriten ose do të ndryshojnë, nëse mund ta quajmë kështu? Për shembull taksat e karburantit...
Ju mirëkuptoj për pyetjen. Mirëkuptoj edhe shqetesimin. Ajo që do të desha të thoja si fjali kryesore në tërë këtë diskutim që do të bëjmë së bashku është se ky është një buxhet që sheh drejt zhvillimit dhe drejt rritjes ekonomike. Natyrisht që janë një mori taksash që ulen. Dhe, siç kemi deklaruar si Qeveri, ne kemi synuar uljen e taksave, uljen e tatimeve të shtresave në nevojë. Ne kemi vepruar që të paguajë më shumë ai që merr më shumë; të paguajë më pak, ai që merr më pak. Duke ruajtur këtë parim, ne kemi bërë një sërë rregullimesh në sistemin e tatim taksave. Siç jeni në dijeni nga debatet e ndryshme, nga sqarimet që unë kam dhënë pothuajse çdo ditë në Komisione Parlamentare, janë një mori taksash që janë ulur.
Flasim për atë që është më e drejtpërdrejta në xhepin e qytetarit, që është taksa për pagën ose tatimi për pagën. Dhe siç e dini 97.2% të taksapaguesve të pagës janë përfituesit. Ndërsa vetëm 2.8% janë ata që paguajnë më shumë. Duhet të themi se sa më e ulët pagat, aq më i lartë përfitimi. Individët me pagat më të ulëta marrin edhe një pagë të 13-të në fund të vitit 2014. Njëkohësisht për biznesin e vogël, ne heqim taksën për biznesin e vogël. E heqim fare! Ky veprim ka një kosto në buxhet prej 2 miliardë lekësh. Ndërkohë, ne bëjmë sa gjysma e taksës së biznesit të madh, taksën për biznesin e vogël. Kështu që po ti marrësh me radhë morinë e taksave që ne ulim janë në përfitim të drjtpërdrjtë për shtresat në nevojë.
Po kështu ne bëjmë favorizime edhe për një sërë tatimesh dhe taksash të tjera. Për shembull, heqim taksen e ilaçeve, taksën e të sëmurëve. Kështuqë për pasojë do të kemi ulje të çmimeve në ilaçe. Po kështu ne bëjmë mbështetje duke e subvencionuar taksën për një grup mallarsh ushqimore për atë pjesë të popullsisë, që quhet në nevojë. Dhe janë 5 artikuj bazë ushqimorë për familjen shqiptare, që u subvencionohet TVSH-ja. Po kështu edhe energjia për këto shtresa në nevojë.
Po taksa e karburantit, çfarë mund të na thoni për këtë?
Së pari le të ecim me një parim të mirënjohur. Taksa e qarkullimit bashkë me atë që quhet taksa e karbonit. Të dyja do ti quajmë taksa e qarkullimit. Këto janë taksa, që në fakt në të gjithë Europën, në të gjithë botën, nisen dhe trajtohen si taksa ambienti. Pra është një taksë që vendoset mbi karburantin në mënyrë që të ulet konsumi i karburantit. Duke u ulur konsumi i karburantit mendohet se mbrohet më mirë ambienti; mbrohet më mirë shëndeti i popullsisë. Ndërkohë që bëhët ky lloj veprimi, mund të themi se qytetari është më i fituar në ambient dhe në shëndet. Së dyti duhet parë ku shkon kjo taksë.
Në fund fare për të qenë korrekt me publikun rritet taksa për atë që drejton kryesisëht një automjet. Së dyti mund të shkojë mbi prodhim. Supozojmë industrinë prodhuese, të themi të tjegullave, të themi të birrës, të themi furrat e bukës – se ndoshta është me interes edhe kjo. Tani le t’i marrim me radhë ose edhe me individin që është shofer, sepse automjetin e ka edhe biznesi edhe individi. Le t’i marrim me radhë. Në fund të fundit, ky shofer që paguan një taksë qarkullimi; a kërkon një rrugë më të mirë; a kërkon një sinjalistikë më të mirë; a kërkon riparim rrugësh sepse rrugët janë më gropa. Nuk flasim vetëm për Tiranën. Për mua që isha në zonën e Dibrës, kush e di sa herë më janë çarë gomat. Kam zëvendësuar mbi 5 herë gomat në një periudhë 1 mujore.
Të gjitha këto para i kemi çuar për rrugë më të mira. Janë miliarda lekë që i kemi çuar për ndërtim rrugësh, për përfundim të atyreve që kanë qenë në ndërtim, për riparim rrugësh dhe sinjalistikë më të mirë. Këtu kanë shkuar këto para (përmirësimin e kushteve të rrugëve). Marrim prodhimin. Njëherë për furrat e bukës, vetëm 3% përdorin karburant. Por edhe për këto rimbursohet karburanti. Pra efekti është 0. Pra nuk do të ketë asnjë efekt në çmimin e bukës sepse ato do të rimbursohen 100%. Edhe industria prodhuese rimbursohet 100%. Pra efekti është 0. Tani ky është një element për të bërë “show” nga opozita, sepse kam edhe një arsye tjetër për të qenë pak i revoltuar me opozitën. Të njëjtën gjë ka bërë opozita nga viti 2005 deri në vitin 2008. I ka rritur për rastësi me 10 lekë. Cili ka qenë argumenti i asaj kohe, jam shumë kureshtar? Unë e di. Por ndoshta e thonë ata.
Nuk u shqetësuan për individin? Nuk u shqetësuan për biznesin? Nuk u shqetësuan për të gjithë qytetarët? Është rritur njësoj taksa për karburantin. Tani le të dalim tek efekti në familje. Ne siç iu thashë kemi ulur tataimin mbi pagën. Kur të ulet tatimi mbi pagën, këto para të shkojnë në xhepin e qytetarit. Kurse taksa për karburantin, zë vetëm 2% të kostos së buxhetit familjar. Nëse do të duam të bëjmë llogaritjet, po të marrim një konsum mesatar të karburantit nga një familje, rritja është vetëm 100 lekë në muaj. E gjithë kjo futunë është vetëm 100 lekë kosto. Taksa për karburantin po shkon në nivelet e rajonit. Nuk është e nevojshme të bëjmë një zhurmë kaq të madhe për një çështje kaq të vogël. Por duhet të bëjmë një dallim. Ekonomia shqiptare duhet të shohë nga ardhmja. Ekonomia shqiptare ka nevojë për para. Ne kemi premtuar, se jo vetëm që do të ndërtojmë rrugë, por do të shlyejmë edhe paratë e industrisë së rrugëve, në mënyrë që ata të angazhohen në ndërtim rrugësh, nëse kujtoni fjalën e Kryeministrit, të standardeve europiane, që të mos na ndodhin më vdekje. Ku kanë shkuar këto para?
Dikush duhet të paguajë që ne të ndërtojmë. Ne poshlyejmë borxhe. Kështuqë doemos, kur shlyen borxhet e atyre zyrtarëve që shqetësohen kaq shumë për këtë popull dhe e lanë me borxhe, doemos që do të kërkojmë të gjejmë edhe burimin e tyre. Ne e quajmë me të drejtë se kemi gjetur si burim të parave për të shlyer borxhet, një hua nga FMN-ja dhe BB-ja, e cila e jep me afërsisht 1% deri në 2%. Kujtoj, opozitën e sotme, qeverinë e djeshme, që po për ndërtim rrugësh, ka marrë një kredi në kurriz të shqiptarëve prej afro 200 milionë euro, me normë interesi efektiv, në total me kosto 12.8%. Afërsisht 7 herë më shumë nga kostoja që po e marrim ne. Borxh nga halli. Se duhet të shlyejmë borxhet e tyre që lanë nga pas. Kjo është e vërteta.
Për të folur për borxhin. Gjatë konferencës së përbashkët me FMN-në, u deklarua se do të ketë dhënie e një huaje të butë prej rreth 300 milionë eurosh. Por këtu do të jetë edhe një dhënie huaje nga BB-ja. Si do të ndahet huaja?
Faleminderit. Duhet të ndërrojë edhe toni i zërit. Duhet të marr një buzqeshje. Sepse dua t’i buzëqesh dhe të falenderoj, do të thoja partnerët ndërkombëtarë, FMN-në dhe BB-në, për mbështetjen që na aknë dhënë. Për bisedimet, do t’i quaja të sukseshme për vlerësimet e ekonomisë shqiptare me realizëm. Kështuqë për të ardhur tek përgjigja juaj, drejtpërdrejt, e vërteta është që po. Për vitin 2014, në mbështetje të buxhetit shqiptar FMN-ja, së bashku me BB-në, do të japin përafërsisht, një fond prej 300 milionë euro. Ndërsa në programin 3-vjeçar, ne kemi diskutuar, që ne do të marrim rreth 1 miliard euro, përafërsisht të ndarë në mënyrë të barabartë.
Përse them përafërsisht? Për arsye se kemi rënë dakord, gjithmonë duke vlerësuar të dy palët dhe duke mirëkuptuar dhe gjithnjë në frymën e frymës së mirë, që të mos e fiksojmë krejt shumën. Ndërsa 1 miliard është një shumë e përafërt, ekonomia shqiptare mund të rastisë, që vitin tjetër të këkrojë diçka më shumë. Atëherë FMN-ja dhe BB-ja, janë të gatshme që të japë diçka më shumë. Nesë ekonomia shqiptare gjallërohet dhe kërkon më shumë para, doemos mund të hiqet diçka. Po përse bëhet kjo gjë. Edhe njëherë ju thashë. Problem nuk është asgjë tjetër.
Problemi i një buxheti është të rrisë ekonominë. Të krijojë bazat, shtresën, në mënyrë që ekonomia të rritet, në menyrë që ekonomia të zhvillohet. Pas kësaj duhet menduar seriozisht për të vjelur tatim-taksat. Nuk mund të të marrë në këtë klimë të ftohtë, ty, xhaketën se më ke një borxh. Do të ta lë xhaketën, por do të ve në një punë, e cila do të më shlyejë borxhin mua, që nesër të marr xhaketën por pa ta marrë sot. Sepse je në të ftohtë. Sipas kësaj logjike, kemi rënë dakord edhe me FMN-në dhe ky është ai që quhet efekti zbutës. Nëse ekonomia do të këkrojë më shumë do të na japin më shumë. Nëse ekonomia do të këkrkojë më pak, do të na japin më pak.
Aktualisht është diskutuar edhe në Komisionin e Ekonomisë një vënie ose rishikim i taksave të akcizës për mallrat e luksit, disa deputetë kanë propozuar edhe vendosjen e një takse edhe për pijet energjike. A do të bëjnë pjesë në paketën e akczës?
Unë përgjithësisht kam paraqitur paketën që ka gjykuar Qeveria shqipatre së bashku me FMN-në dhe BB-në, për të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Natyrisht duke thënë së bashku me FMN-në dhe BB-në, unë nuk mund t’i bëj ata ortak në këtë punë. Natyrisht është pjesë e punës e Qeverisë shqiptare. Me ta kemi rënë dakord që paketa fiskale shqiptare duhet të përmbajë të ardhura në raportin 18 deri në 21 miliardë lekë plus. Por kemi rënë dakord për një paketë në përgjithësi. Tani Qeveria shqiptare nuk e ka përfshirë në paketë këtë element që ju përmendët.
Por nuk do të ishte diçka e jashtëzakonshme, që të përfshihet. Ajo që do të shqetësonte mua si ministër i Financave ishte të hiqej diçka. Kurse kur shtohet nuk është krejt e papranueshme. E vërteta është se duhet parë nga këndvështrimi i BE-së. Pra, a shkojmë me standardet e BE-së? BE-ja e pranon si pikë të katërt të saj, se vende të caktuara, kur gjykojnë, vendosin akcizë specifik për vendin e tyre. Në këtë rast, ne jemi në një farë kuptimi në pajtim edhe me këto standarde, ose direktiva po i quajmë të BE-së. Kështuqë nuk është mëkat. Ne nuk e kishim përfshirë, por unë si ministër i Financave, kur nuk më hiqet ndonjë taksë. Nuk është se shqetësohem shumë.
Javën që vjen do të jetë një diskutim me grupet e interesit në Komisionin e Ekonomisë. Disa taksa rishikohen dhe ju thatë vetë se i ulen biznesit. Ku do të favorizohet më shumë komuniteti i biznesit?
Njëherë komuniteti i biznesit është një term i përgjithshëm, ku biznese të caktuara, kanë më shumë interesa në një fushë, ndërsa të tjerë në një fushë tjetër. Dhe do të ishte shumë e vështirë që unë të flisja për biznese të caktuara. Madje është çështje parimore, gjykoj, për mua si ministër i Finacave, por edhe për Qeverinë shqiptare, që të shikojë rregullimet në nivelet e tatim taksave, në varësi të biznesit. Ne, siç edhe u shpreha në pjesën e parë të bisedës, i kemi ndarë në dy grupe të mëdha bizneset: në biznesin e vogël dhe biznesin e madh. Pra biznesi i vogël është përfituesi madh i këtyre taksave.
Ndërsa biznesi i madh në vetvetë i sheh përfitimet më shumë, në një aspekt tjetër. Biznesi i madh i sheh më shumë përfitimet në një paketë tjetër, që është paketa e rregullimeve administrative. Pra, paketa e modifikimeve të akteve ligjore dhe nënligjore, që ne do të bëjmë në favor të biznesit, sidomos në atë që ka qenë vërejtje e kahershme, prej vitesh, nga biznesi, për një sjellje brutale, për ndryshime të vazhdueshme të ligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore. Biznesi këtu është goditur më rëndë dhe kjo ka qenë vërejtja kryesore, që ka paraqitur biznesi. Por çfarë bën kjo paketë? Kjo bën disa rregullime bazë. Për shembull, biznesi, nëse do të ankohej tek Drejtoria e Apelimit, apo do të hidhte në gjyq tatim-taksat, do të detyrohej sipas ligjit të mëparshëm të paguante të gjithë vlerën. Me kërkesë të biznesit ne kemi vendosur, që biznesi të mund të mos e paguaj “në cash”, por të mund të japë një garanci bankare.
Së dyti, biznesit, kur i bëhej një kontroll, i lihej akt-kontrolli, i kishin lënë vetëm 5 ditë kohë të drejtë për të reaguar ndaj këtij kontrolli. Sikur të qellojë një ditë e premte, nga ora katër, t’i lësh biznesit një copë letër, që quhet akt-kontrolli për ta kapur, pastaj ditën e martë i shkon dhe i thua u mbyll afati i ankimit, do ta vije biznesin në pamundësi për të kërkuar një jurist, apo për t’u konsultuar, për të reaguar duke hapur ligjet. Kurse ne e kemi bërë këtë kohë 15 ditë. Është edhe kjo një tjetër gjë me kërkesë të biznesit. Po kështu ka edhe akte të tjera. Gjithsej janë 8 akte, që kanë shkuar në favor të biznesit lidhur me çështjen e administrimit. Unë mund t’ju përmendja përshembull, se kemi një ndryshim te sjelljes së organeve të tatim-taksave ndaj biznesit.
Organet e këshillimit të biznesit kanë qenë të shurdhëta deri më tani. Askush nuk i përgjigjej biznesit për pyetjet që kishte. Më tepër bëhëj në formë shoqërore. Në do ta zyrtarizojmë. Ne imponojmë këtë drejtori që të ketë telefonat të gatshëm në çdo kohë për t’ju përgjigjur biznesit, për çdo pyetje. Duket si një gjë e vogël, në fakt është shumë e vështirë të gjesh interpretime ne morinë e ligjeve dhe të gjesh vetevetën atje. Kur një njeri specialist të jep përgjigjen, ti gjen zgjidhje të menjëhershme. Së dyti, Drejtoria e Apelimit, deri tani, ka ndodhur në jo pak raste, kur për të njëjtën ngjarje jep vendime të ndryshme.
Ne e imponojmë me ligj tashmë Drejtorinë e Apelimit, për të publikuar një vendim ndaj një biznesi. Do të thotë, për një veprim të caktuar gjykohet që ju do të gjobiteni me 5 lekë, po kaq për të njëjtin veprim do të gjobitem edhe unë. Së pari se Drejtoria e Apelimit ka një presion se e ka publikuar këtë masë. Së dyti sepse ju edhe unë, si të interesuar për gjobën, do të shikojmë si është sjellja ndaj të njëjtit fenomen. Dhe së treti është i gjithë publiku që e njeh këtë ngjarje. Këto ishin disa nga ndryshimet që do të zbatohem që me një janar në favor të biznesit.
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com