SHBA, Teksas - Holanda dhe Japonia barazuan 2-2 këtë të dielë në stadiumin e Arlingtonit në Teksas për raundin e parë në Grupin F të Kupës së Botës 2026. 'Tulipanët' e trajnerit Ronald Koeman kaluan dy herë në epërsi, por djemtë e Hajime Moriyasu gjetën barazimin. Të katërt golat u shënuan në pjesën e dytë.

Duhej minuta e 51-të që Virgil van Dijk të kalonte Holandën në epërsi pas asistit të Ryan Gravenberch. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Japonia barazoi 1-1 me Nakamurën. Holanda nuk u dorëzua dhe në minutën e 64-t gjeti sërish avantazhin, këtë herë me golin e Summerville. Kur dukej se tri pikët do të shkonin për 'Tulipanët', Japonia barazoi vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes me golin e Kamadas.

Pas ndeshjes së parë të Grupit F, Japonia dhe Holanda kanë nga një pikë, ndërsa në orën 04:00 të mëngjesit të të hënës do të luhet Suedi - Tunizi.

Renditja e Grupit F:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.