TIRANë, 14 Nëntor/ATSH/- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi të premten se nuk do të pranonte të merrte kredi për të cilat nuk ka destinacion të caktuar. Ministri Cani reagoi pas lajmit se Bashkia e Tiranës ka bërë kallëzim penal për ministrin e Financave shqiptare, me arsyetimin se projekti i premtuar më parë nga Bashkia e Tiranës për bulevardin e ri nuk ka arritur të vihet në jetë për shkak të këtij bllokimi të bërë nga ministri për kredinë e kërkuar. Kallëzimi është dorëzuar nga nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo. "Urdhri për bllokim është politik. Bllokimi është vepër penale", është shprehur Bozdo.
Ndërsa ministri Cani u shpreh se "s'pranoj të merren kredi që nuk plotësojnë kushtet dhe nuk u dihen destinacionet"./a.gjonaj//a.ke/