Cani: Rritja e taksave s'është më në
axhendë, por mund të ketë rregullime

Cani: Rritja e taksave s'është më në<br />axhendë, por mund të ketë rregullime
KORCE - Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se në paketën fiskale të vitit 2017 nuk parashikohet rritje taksash për bizneset.

“Rritja e taksave nuk është më në axhendën e qeverisë, por mund të ketë rregullime”, tha Cani gjatë një takimi me Shoqatën e Biznesit të Vogël të Shqipërisë në Korçë.

Sipas kreut të Financave, po punohet që paketa fiskale për vitin e ardhshëm të hartohet brenda muajit korrik.

“Ne synojmë që, pasi të kemi miratuar paketën fiskale të vitit 2017, gjatë verës, deri diku nga fundi i muajit tetor, të ketë mbaruar e gjitha paketa dhe aktet nënligjore, në mënyrë që biznesi të ketë kohë të mësojë dhe ta dijë se cilat janë ndryshimet që hyjnë në fuqi në 1 janar 2017”, shtoi ai.

Megjithatë, Cani deklaroi se propozimnet e biznesit duhet të marrin në konsideratë edhe ndryshimet që mund të sjellin efekte në buxhet.

“Ne kemi detyrim që të ruajmë deficitin, të ulim borxhin, ndaj duhet t’i shikoni në të dy kahet propozimet tuaja”, vijoi ministri.

Aksioni kundër informalitetit
Ministri i Fiancave, Shkëlqim Cani tha se aksioni kundër informalitetit është “një betejë që nuk do ndalet”. Ai kërkoi mirkuptimin e bizneseve për këtë aksion, duke shtuar se “ne jemi të vendosur në luftën ndaj informalitetit, ne nuk mund ta pranojmë atë”. Cani theksoi se para pak ditësh është miratuar plani operacional për vitin 2016 dhe tani është konturuar një fazë e dytë.

Ndryshimet në vitin 2016
Dy nga ndryshimet më të diskururua në paketën fiskale për vitin 2016, që u miratua nga parlamenti në dhjetor 2015, ishte ndryshimi i akcizës për birrën dhe ndryshimi i taksës së kontributeve që paguhen nga të vetëpunësuarit e profesioneve të lira. 

Për birrën e vendit, akciza u rrit nga 360 lekë për hektolitër, në 400 lekë për hektolitër. Ndësa për birrën e importit, akciza u ul nga 710 lekë për hektolitër në 600 lekë. Rritja e kësaj takse fillimisht u kundështua nga LSI.

Taksa e kontributeve që paguhen nga të vetëpunësuarit e profesioneve të lira u vendos të llogaritej mbi pagën maksimale, ndërsa më parë llogaritej mbi dyfishin e pagës minimale. Kjo masë prek avokatët, mjekët noterët, kontabilistët dhe stomatologët e vetëpunësuar, të cilët kanë zhvilluar protesta duke u shprehur kundër këtij ndryshimi. Vetëm një javë më parë u miratuan dhe pagat e referencës për efekt të llogaritjes së kontributeve.

Për herë të parë, u futën në taksim trojet. Një taksë e re prej 21 mijë lekësh në vit u vendos mbi makinat me fuqi motorike më të madhe se 3 mijë kubikë. Gjithashtu, u rrit edhe taksa mbi primin e sigurimeve në 10%, nga 3% që ishte më parë. Taksa e fjetjes në hotele u bë fikse, 140 lekë, ndërsa më parë ishte sa 5% e çmimit të fjetjes.
Qeveria bëri një lehtësim për bizneset e vogla. U hoq taksa për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë dhe u ul tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për bizneset me xhiro nga 5 në 8 milionë lekë. 

“Ulja e çmimit të naftës godet të ardhurat në buxhet”
Ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet ‘që të godasin’ të ardhurat në buxhet. Deklarata e bë dje nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani. “Përsëri edhe ky vit hyn me një goditje tjetër që morrëm nga çmimi i naftës. Përsëri nuk e kishim parashikuar se çmimi i naftës do të ulej në këto përmasa që është ulur tani. Përsëri ajo jep goditje në të ardhura”, tha ministri për mediat. Megjithatë mungesa e të ardhurave nga rënia e çmimit të naftës do të kompensohet nga të ardhurat që pritet të sigurohen nga aksioni kundër informalitetit, shtoi kreu i Financave shqiptare.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE