VLORË - “100 persona të korruptuar në sistemin e drejtësisë prej vitesh mbajnë peng të ardhmen e një kombi sa i përket procesit të integrimit”

Deklarata e fortë është bërë nga ambasadori britanik në vendin tonë, Nikolas Cannon, nga Vlora në konsultimet publike për reformën në drejtësi.

Ambasadori britanik u shpreh qarte se procesi i integrimit është i rrezikuar seriozisht nga korrupsioni në sistemin gjyqësor.

“Komisioni evropian ka verifikuar korrupsionin ne sistemin gjyqësor si pengesën kryesore ne rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe pa reformën në drejtësi ky proces do të bllokohet. Një grup i vogël njerëzish prej më pak se 100 personash, po helmojnë politiken, ekonominë, shoqërinë dhe po mbajnë peng të ardhmen e vendit.”- ka deklaruar ambasadori britanik.

Sipas Cannon Sistemi gjyqësor në Shqipëri është kthyer në një biznes fitim prurës.

 “Gjatë viteve te fundit është ngritur një sistem gjyqësor I korruptuar ku drejtësia përdoret si një biznes fitimprurës duke blere dhe shitur drejtësi. Kjo padyshim e bën më të vështirë luftën ndaj kriminalitetit, pavarësisht punës së prokurorisë dhe policisë dhe rezultateve të këtyre të fundit.”- është shprehur Cannon.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)