Çantat e rënda dhe qëndrimi në celular po deformojnë shtyllën kurrizore, 3% e fëmijëve me skoliozë

Qëndrimi me orë të gjata para pajisjeve elektronike, por edhe çantat me librat e shkollës kanë ndikuar në shtimin e rasteve të fëmijëve me skoliozë, që ndryshe njihet si deformim i shtyllës kurrizore.

“Faktorët favorizues janë një peshë më shumë se sa duhet, pasi gjatë procesit të rritjes strukturat e trupit nuk janë të formuar. Nëqoftëse ne e mbingarkojmë strukturën, automatikisht mund të dëmtojmë atë. Një çantë shpine më e madhe seç duhet, më e rëndë seç duhet është faktor favorizues. Dhe sugjerojmë fëmijët e prindërit t’i mbajnë çantat në të dy krahët. Po ashtu edhe qëndrimi pa kriter, qëndrimi i papërshtatshëm, dhe me orë të zgjatura para pajisjeve teknologjike ndikon”, shprehet mjeku ortoped, Abdurrahim Palushi.

Pesha e rëndë e çantave të shkollës është një shqetësim edhe për vetë nxënësit dhe prindërit.

 “Është shumë e rëndë, më ikën trupi shtrembët, edhe më dhemb qafa”, shprehet një nxënës

“I shoqërojmë ne për tua marr çantën, se i trembemi skoliozës”, thotë një prind

Në kohën tonë s’kanë qenë kaq të rënda, s’e kuptojmë arsyen”, thotë një tjetër prind.

Mjeku ortoped Traumatolog Abdurrahim Palushi jep këshilla se si prindërit ta dallojnë nëse fëmija i tyre ka probleme me deformimin e shtyllës kurrizore.

“Dy shenjat karakteristike ku mund të dyshoj edhe prindi për konsultën; e para në ballore duhet të kemi një asimetri të supeve, që do të thotë njëri sup më poshtë se tjetri dhe shenja e dytë një dhimbje shpine e vazhdueshme pa një arsye, e pajustifikuar”, shpjegon mjeku.

Skolioza prek çdo grup-moshë, por ata në moshën e pubertetit dhe djemtë janë më të rrezikuarit.

“Të gjitha grup moshat i prek, por më frekuentja është në moshën 10 derisa përfundon procesi i rritjes. Po të bëjmë një grafik të rritjes të fëmijët, nga mosha 0-10 vjeç grafiku është linear, ndërsa në moshën mbi 10 vjeç rritja është eksponenciale. Ky është momenti që mund të shpërthejnë edhe të kapin edhe format e skoliozës. Nga praktika jonë e përditshme shohim trendin që djemtë kryesisht përpiqen më shumë për trupin e palestruar dhe me forma, të cilët në tentativë për të bërë këtë trupin e bukur abuzojnë me ushtrimet nëpër palestra. Ndaj duhet të bëjnë kujdes, me ngarkesat. Shpesh herë padashje ata dëmtojnë trupin e tyre”, thotë mjeku.

Në mbarë botën 3% e fëmijëve dhe adoleshentëve vuajnë nga skolioza. Vitet e fundit deformimi i shtyllës kurrizore në formë S-je, është kthyer në një shqetësim edhe për vendin tonë, ku së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një program kombëtar depistimi për skoliozën në shkolla. Ky plan do të nisë me ekzaminimin me sy të lirë nga mësuesit e fizkulturës, dhe ata që rezultojnë me probleme do të orientohen më pas në konsulta me mjekët specialistë.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2024 00:46

    Fillohet qe nga zgjedhja e cantes,po te vereni me kujdes,disa prej tyre jane mjaft te renda edhe pa gje brenda,sepse jane projektuar te tilla dhe kur ve ne to libra,fletore e cdo gje tjeter qe te kerkon shkolla,pesha disafishohet dhe nxenesit sot me shume ngjajne me mushka ngarkese se sa nxenes.Dhe nuk eshte vetem asimetria e supeve qe duhet vene re',por dhe nje kurbezim i kurrizit,sidomos te djemte dhe nje krijim si gunge ne pjesen e qafes shkaktuar nga perkulja mbi celulare.

    Përgjigju
  • Dritan: 25/09/2024 18:08

    Atehere te sulemi drejt atyre qe bejne tendera dhe perdorin lenden e pare me te dobet dhe te trashe, qe te fitojne. Pra, librat, ne vend qe te jene te lehte dhe te bute, jane te renda plumb thote populli dhe ky eshte faj i institucioneve pergjegjese qe lidhen me drejtorite arsimore. Sa per pjesen e demtimit nga aparatet celulare, kjo mbetet pergjegjesi e prinderve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte

Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte