Pranë qendrës Galeria në Tiranë, mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave është gjetur një çantë e dyshimtë.
Menjëherë pasi është konstatuar, Policia ka thirrur njësinë anti-ekaploziv për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të parë se çfarë ka pasur brenda çantës.
Ndërkohë pas verifikimeve përkatëse ka rezultuar se çanta nuk përmbante elementë të rrezikshëm, por brenda saj ka pasur vegla pune. Zona në fjalë është e sigurit për lëvizjen e qytetarëve.
Komente









