Mbrëmjen e sotme, një çantë e zezë pranë një makine në Vlorë ka ngjallur dyshimet e policisë se brenda saj mund të kishte lëndë eksplozive.
Pas rrethimit të vendit pranë stacionit të trenit, policia zbuloi se bëhej fjalë për një çantë të zezë e cila rezultoi të ishte e zbrazur pa asgjë brenda.
Rrethimi i zonës solli bllokimin e rrugës Transballkanike për disa minuta ndërsa qarkullimi ka rifilluar normalisht pas alarmit fals.
Komento