/ATSH/. - Seleksioneri i ekipit te Rusisë, Fabio Capello, mendon se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por ...

Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Kështu mendon seleksioneri i Rusisë, Fabio Capello. Por, ky i fundit mendon se ylli i Real Madridit mund ta kaloje argjentinasin, i cili po perjeton momente të vështira te Barcelona.

"A mund të fitoje Ronaldo më shumë Topa të Artë se Messi? Kjo është një betejë shumë interesante. Messi është një gjeni më i madh se Ronaldo. Por, problemet e Messit në klub mund ta demtojne ate", ka deklaruar tekniku italian.

"Cristiano është shumë solid dhe dëshiron të bëhet më i mirë, pasi luan në një ekip të mahnitshëm", ka thene ish- trajneri i Romës, Juventusit dhe Real Madridit.