Capital T dhe 2po2 janë bërë sërish bashkë dhe së shpejti do të sjellin këngën e radhës."As Guçi as Louis” titullohet kënga më e re e dy reperëve, këngë e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.“Authentic” është produksioni më i ri i krijuar nga 2po2 dhe Capital T, i cili edhe do të përkujdeset për klipin e kësaj kënge. Videoklipi i saj është xhiruar në “Menthon st Bernard”, i cili gjendet mes Francës dhe Zvicrës. Kënga “As Guçi as Louis” është këngë e albumit “KAPO” i Capital T, i cili album pritet të lancohet së shpejti. Në këtë album pritet të ketë shumë bashkëpunime dhe befasi për adhuriesit e Captial T.
Su/ Shqiptarja.com