Kur ndodhet jashtë pasarelave të modës modelja britanike Cara Delevigne preferon një palë xhinse dhe një bluzë të thjeshtë për tu shfaqur në publik.

Por mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq shik dhe elegante, e veshur me një fustan të zi, ndërkohë që mbante një çantë të verdhë dhe një palë taka në ngjyrë portokalli.

cara delevigne

Ajo ndodhet në Milano për javën e modës, ndërkohë që ka shijuar disa momente jashtë me miqtë e saj.

Bukuroshja bjonde është treguar mjaft e dashur me fansat të cilët kanë dashur të fotografohen me të.  

cara delevigne

Delevigne edhe pse e re në moshë është një modele e suksesshme dhe mjaft e kërkuar.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)