Ajo është një nga modelet më të famshme në botë të momentit dhe për këtë i është dashur të shpenzojë kohë mes Londrës dhe Parisit tanimë që industria e modës e ka të gjithë vëmendjen atje.
Bëhet fjalë për britaniken Cara Delevigne, e cila ditën e djeshme ka realizuar një set fotosh interesante për revistën “Vogue Brazil”.
Ajo ka pozuar në rrugë të ndryshme të Ri De Janeiros, pasi qëllimi ka qenë të vishej me stilin e rrugës.

Cara, e cila në jetën e përditshme shihet shpesh me elementë të tillë të veshjeve siç ka pozuar dhe në këto foto, duket se ka pasur një arsye më shumë për të qenë në humor.
Ajo ka realizuar një sërë fotosh gazmore me fotografin Jacques Dequeker.
Sigurisht nuk kanë munguar dhe fotot me fansat të cilët nuk kanë rezistuar dot kur kanë parë modelen bukuroshe të pozojë para aparateve.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com