Ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe më të famshme në botë.

E gjitha kjo për një arsye, falë tiparave të saj dhe bukurisë natyrale.

Bëhet fjalë për Cara Delevigne, e cila ka ndarë disa foto të sajat nga fëmijëria me adhuruesit në rrjetet sociale.

Delevigne me flokët bjonde duket si një ëngjëll, teksa shfaqet krah dy motrave dhe mamasë së saj.

cara delevigne

Në një tjetër imazh të trija motrat shfaqen të qeshura, ndërkohë që kanë veshur fustane plot ngjyra.

Nuk ka se si të mos tërheqin vëmendjen sytë blu të modeles bukuroshe.

Pëlqimet dhe komentet në foto kanë qenë të shumta.

Duket se fansat i kanë pritur ngrohtë fotot e fëmijërisë së Delevigne.

(b.t/shqiptarja.com)