Stafi Teknik i Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka njoftuar se ka marrë masat e menjëhershme për riparimin e tubacionit ‘DN 315 mm HDPE’ në Unazën e Madhe, i cili u ça sot.

UKT njofton se pritet që rikthimi i furnizimit me ujë për zonat që furnizon ky tubacion, Daiasin dhe Lundrën, të bëhet në dy orët e ardhshme.

Për shkak të këtij defekti, në Daias dhe Lundër pati kufizim të përkohshëm të furnizimit me ujë gjatë ditës së sotme, ndërkohë që zonat e tjera të Tiranës nuk u prekën.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Shpërthen tubacioni i ujit në Unazën e Madhe, kufizime të pjeshme të furnizimit në Daias e Lundër! Nuk preken zona të tjera (VIDEO)