Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo foli në Report Tv ditën e sotme lidhur me dëmet e shkaktuara nga çarja e ujëmbledhësit të HEC-it në Bunec, më 16 janar, e cila shkaktoi përmbytjet në fshatrat Lukovë, Bunec dhe duke dëmtuar 12 biznese dhe dy familje.

Tavo thekson për Nertil Agalliu në ‘Sot Live në Shqipëri’ se në rivlerësimin e dëmeve, infrastruktura vjen e para. Tavo nënvizon se ajo që ndodhi ishte një aksident prej mbingarkesës së ujit në HEC.

'Infrastruktura në radhë të parë. Lokale apo shtëpitë. Bashkia Himarë ka ngritur një strukturë për evidentimin e dëmeve. Ka përfunduar dje evidentim i të gjithë dëmeve në të gjithë strukturuar e dëmtuar, bare, lokalet, restorante apo shtëpi banimi. Janë 12 subjekte që janë dëmtuar. Ka përfunduar evidentimi. Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve. Për të vazhduar me procedimin.

Ka qenë aksident si rezultat i mbingarkesës së digës së liqenit që është në funksion të HEC. Në pronësi të një privati. Pas evidentimi, është konstatuar se ky aksident ndodhi prej mbingarkesës së ujit të HEC. Nuk ka qenë për disa kohë në punë dhe ka ndodhur çarja e digës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me subjektin privat që menaxhon HEC. Presin dhe ata nga strukturat e bashkisë nxjerrjen e vlerës së dëmit për të folur për dëmshpërblim.'

Më tej, kryebashkiaku i Himarës, foli edhe për titujt e pronësisë, proces i cili ka përfunduar për shtëpitë e para viteve 1990.

'U përmbyll faza e dhënies së titujve të pronësisë për shtëpitë e para 90. Vazhdojmë me legalizimin e shtëpive të ndërtuara pas 90. Ka filluar procesi i aplikimit dhe dhënies së certifikatave të tokave bujqësore të 7501. Qytetarët janë të lutur të aplikojnë për certifikimin e AMTP të tyre. Proces që ka kohën e vet. Po vazhdon normalisht. Po, procesi i certifikimit të banesave para 90, duke mos përjashtuar dhe disa raste. Ka një sërë AMTP që kanë mbivendosje me njëri tjetrin. Një histori disa vjeçare që ka ndodhur jo vetëm në bashkinë e Himarës. Gabime njerëzore të paqëllimshme por edhe të qëllimshme.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë