Federata Italiane e Futbollit mësohet se ka nisur menjëherë nga puna për të bindur Carlo Ancelottin që të marrë drejtimin e Italisë pas shkarkimit të Gian Piero Venturës.

Mirëpo arritja e një marrëveshjeje më një trajner të madh, që kërkohet nga shumë klube europiane, por jo vetëm, nuk do të jetë e lehtë.

Ish trajneri i Real Madrid, Bayern Munich e Milan, ka vendosur disa kushte për Kombëtaren e Italisë, për t’u ulur në stol.

58-vjeçari kërkon liri të plotë në vendimmarrje, si dhe të ketë stafin e tij, me Paolo Maldinin si ndihmës.

Kushtet e tij do të jenë “të forta”, duke nisur që nga paga që do të përfitojë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com