Carlo Ancelotti 'presion' arbitrave: E di sesi fërshëllejnë, i njoh mirë

Carlo Ancelotti 'presion' arbitrave: E di sesi fërshëllejnë, i njoh mirë

Carlo Ancelotti

Real Madrid luan sot në transfertë në 21:00 me Betis, për javën e 24-t në La Liga. Para ndeshjes ka folur trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti. Italiani ka cekur arbitrimin kundër skuadrës së tij, duke u ndalur edhe te kundërshtari.

 “Real Betis? Unë mendoj se skuadra duket në formë të mirë dhe kemi lojtarë që kthehen. Ndeshja e kësaj të diele do të jetë e vështirë. Betis është një ekip i madh që luan futboll tërheqës. Ata luajnë shumë mirë. Nuk ka asnjë kufi për gabime, ne do të japim gjithçka", tha fillimisht trajneri.

Italiani më pas u ndal edhe te marrëveshja e re e Luka Modric, që për klubin dhe lojtarin sipas tij nuk do jetë një problem.

“Ky nuk është problem, Modric do të bëjë atë që duhet të bëjë. Ai ka folur me klubin dhe do të marrë vendimin e duhur. Nuk është problem për të, as për Real Madridin, as për mua”, tha Ancelotti.

Tekniku i Real Madrid më pas ka 'shfryrë' kundër arbitrave, kjo pas humbjes në 'El Clasico' me Barcelonën për Kupën e Mbretit.

“Nuk kam pasur kurrë nevojë për ata. Unë i njoh arbitrat dhe nuk kam nevojë për ndihmë në këtë drejtim. Ka shumë informacione për të ditur se kush fërshëllen dhe si", përfundoi Ancelotti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen