Carlo Bollino: "Armët kimike" 
midis Tiranës dhe Washingtonit 

Carlo Bollino: midis Tiranës dhe Washingtonit ">
TIRANË- Çështja e armëve kimike është një ngjarje që ka shënuar nisjen e qeverisë “Rama” thotë, gazetari i njohur italian Carlo Bollino kur flet për librin e tij, “Heshtja e dyfishtë” - E vërteta për armët kimike në Shqipëri”, i cili ka pak ditë që ka dalë në treg. 

Në “Teta e Tete” për gazetarin Artur Nuro gazetari Bollino zbulon detaje nga libri që trajton temën e cila ngriti shumë pikëpyetje, para dhe pas vendimit të qeverisë shqiptare për të refuzuar shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë. 

Vendim e qeverisë 'Rama' Bollino e quan të përshtatshëm për rrethanat që ishin krijuar ndërsa thekon se rreziku real nuk ishte aq i madh sa ishte perceptuar në opinionin publik. 

INTERVISTA E PLOTË

Nura: Ju i referoheni detajeve, lidhjeve, ju kërkoni të bëni të qartë atë që është ende e paqartë, keni sipas mendimit tim personal një lloj stili si të Dan Brownit. Si nisi iniciativa për këtë libër?
Bonino: Unë realisht, kam bërë një gjë më të thjeshtë se Dan Brown-it. Ai është është romancier ndërsa unë kam treguar ngjarjet në lidhje kronologjike, kam rindërtuar historinë, kam lidhur faktet që japin sqarime për armët kimike në Shqipëri. Në një farë mënyrë, ka qene kjo ngjarje që ka shënuar edhe nisjen “de facto” të qeverisë “Rama”.

Nura: Ju në libër i referoheni datave të sakta, vendeve te sakta dhe njekohesmërisë së tyre precize që ngjasojnë shumë me stilin e Dan Brown-it?
Bolino: Ka një koincidencë, datë 21 gusht ishte një datë kur kryeministri mblodhi qeverinë në Vlorë dhe pikërisht në datën  21 gusht u zhvillua edhe ngjarja tragjike me armët kimike në Siri dhe me tej u diskutua mes SHBA-së dhe Rusisë për gjetjen e një zgjidhje për armët kimike. Unë kam bërë një lidhje mes detajeve, siç janë edhe datat e mbledhjes në Vlorë dhe diskutimi në SHBA ku u propozua që Shqipëria të merrej në konsideratë si një vend ku do të mund të shkatërroheshin armët kimike.

Libri ka edhe një datë tjetër, ju thoni që e keni nisur të shkruani në datë 15 nëntor, ditën e ditëlindjes tuaj?
Po pikërisht në 15 nëntor Rama doli në një fjalim përfundimtar për çështjen e armëve ku vendosi se ata nuk do të pranoheshin që të shkatërroheshin në Shqipëri dhe ajo date perkon edhe me ditelindjen time. Ajo është një koicidencë nga rindërtimi i ngjarjes në mënyrë kronologjike, janë fakte që dalin nga reflektimi. Unë fillimisht e nisa shkrimin për një botim në gazetë, për gazetë ishte i gjatë ndërsa për të bërë një libër ishte i shkurtër. Kështu unë nisa të kërkojë fakte, të reflektoja dhe më pas doli libri.

Ju në interpretimin tuaj për zgjidhjen e çështjes së armëve i referoheni një deklarate të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerri në Britani si shtysë për zgjidhjen Rusa ndaj krizes se armeve kimike ne Siri?
Po, kjo ishte në momentin që Kerri shkoi në Britani për të kërkuar një zgjidhje, ndodhi një 'gafë' që më pas rezultoi se ishte zgjidhja e problemit nga iniciativa Ruse. Kjo ndodhi pasi ndërkohë Britania e Madhe ishte tërhequr për të ndërhyrë në Siri, ishte ajo e para që refuzoi me votë zyrtare kërkesën e Obamës. Ndërsa presidenti amerikan ishte duke pritur një votë nga kongresi për ndërhyrjen në Siri, Xhon Kerri ishte në një udhëtim në Londër për të gjetur aleanca. Dhe nga ana tjetër ishte Rusia që ishte gati për të bllokuar çdo sulm për ndërhyrjen ushtarake në Siri.

 Edhe Rusia i trembej ndërhyrjes…?
Prap mund të nisemi nga ajo qe une e quaj gafa e Xhon Kerrit. Ajo ishte një gafë që u raportua vetem nga Rojter, ketej Europes u kalua heshtur dhe kap nga ministri i jashtem rus dhe më pas u pas u gjet si një zgjidhje. Ishte një gafe e  Kerrit, që nga e Rusisë deri në arritjen e marrëveshjes kundër sulmit të armatosur në Siri u trajtua si zgjidhje. Fakti ka ndodhur realisht kështu. Ishte një gafë apo lojë e Kerrit pa besuar tek ajo si zgjidhje e problemit dhe pastaj prej saj nga ana e Moskes dhe Damaskut u propozua si zgjidhje Brenda pak oresh. Siria ra dakort per asgjesimin e Armeve Kimike te saj nga fakotri nderkomebatar. Unë i qëndroj idesë se ishte një gafë e Kerit.

Si e shpjegoni arsyen, pse u zgjodh Shqipëria si vendi ku do të shkatërroheshin armët?
Unë nuk besoj se Moska ka pasur rol në zgjidhjen e Shqipërisë si një vend i mundshëm për shkatërrimin e armëve siriane. Unë mendoj se ka qenë SHBA-ja ajo që vendosi për Shqipërinë. Unë mendoj se ka një lidhje me impiantin e pastrimit që duhet të provohej për agjesimin e armëve. Ku system ishte realizuar nga SHBA vetem disa muaj me pare dhe eshte fjala e fundit e teknologjise se fushes.

Edhe sot me Ukrainen, mund të themi që Moska ka qenë një hap para BE-së dhe Uashingtonit si zakonisht tashme…Vijoni të mendoni, edhe pas ngjarjeve të fundit, se Moska nuk ka pasur rol në ato zhvillime?
Edhe SHBA ka dështuar në një farë mënyrë. Problemi ishte se asnjë vend nuk kishte dëshirë ta merrte arsenalin e armëve siriane që të shkatërroheshin në territoret e tyre. Moska e kishte të ndarë, ajo që kishte të bënte brenda Sirisë ishte përgjegjësi e Rusisë, ndërsa çfarë do ndodhte jashte Sirise me armet kimike te saj ishte përgjegjësi e SHBA-ve. Edhe sa i përket qëndrimit politik, SHBA kishte marrë përsipër përgjegjësinë e gjithë financimit të shkatërrimit të armëve. Moska nuk mori asnjë lloj përgjegjësie të tillë.

Jo trajtoni ne menyre logjike edhe arsyt perse erdhi e u zgjodh që të ishte Shqipëria vedni I shkaterimit te armeve kimike?
Sipas asaj që dihet se Rama kishte dhene një PO në parim, që do të thotë ishte një mundësi që do të diskutohej sipas perceptimit shqiptar gjuhesor dhe logjik. Por një PO parim në SHBA interpretohet ndryshe, si një PO përfundimtare, e mbyllur. Pikërisht me këtë moskuptime, po nisën diskutimet. Edhe për garancitë. Rama ka kërkuar një kontratë për detyrimet shqiptare dhe të drejtat shqiptare dhe deri në sigurimin e tyre qeveria vendosi të heshtë. Në mungesë të një kontrate, të një plani, vendosi të mos përhap fjalë tek opinioni publik, as me ministrat, me Kuvendin, Presidentin etj. Mospërfshirja e Sekretarit Kerrit që në negociatat e para ka ndikuar shumë në qëndrimin e kryeministrit Rama. Kryeministri shqiptar kishte kërkuar një qëndrim publik nga SHBA që nuk u dha asnjëherë. Pastaj, nga ana tjetër kishim edhe protestat ne terren.

Tani, mbasi ka kaluar një kohë, si mendoni do të ishte mirë që armët të shkatërroheshin në Shqipëri, kishte Shqipëria përftime nga kjo?
Në rrethanat që u krijuan kryeministri Rama bëri mirë që refuzoi, por nga ana tjetër është një humbje pasi rreziku real është shumë më i ulët se rreziku i perceptuar nga opinioni.

Po ne lidhje me mos koordinimin midis kryeministrit, presidentit dhe opozites?
Mungesa e informacionit është një tjetër element. Unë propozoj si hipotezë se Presidenti kishte informacion pasi në atë kohë ai ishte në një takim në SHBA. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha kishte informacion spese sipas meje ambasadori I Shqiperise atje ka qene present ne takimit dhe bisedat e Kryeministrit rama dhe ka shoqeruar Presidentin ne ate vizite. Plus dihet qe ai ka lidhje direkte shume te mira edhe me ish kryeministrin Sali Berisha…

 Ju merrni përsipër përgjegjësi për të gjithë burimet tuaja që nuk i keni bërë të ditur. Pse kjo gje tashme qe edhe mund te beheshin publike emrat e personave te pyetur nga ju
Disa prej burime donin të flisnin me emër dhe mbiemër, kishte edhe nga ata që nuk dëshironin një gjë të tillë. Kishte nga ata qe nuk pranuan te flisnin dhe unë pranova t’i mbaj në konfidecë identitetet e tyre. Pra te te tre grupeve te personave.
Ideja ime ishte zbulimi i të vërtetës, një deklarim pa thonjëza mendoj ishte më i sinqertë. Unë kam marrë përsipër përgjegjësisë të deklaratave që janë thënë. Pastaj, asnjë burim nuk ka mbetur pa u konfirmuar nga nje burim I dyte informacioni. Deklaratat te cilat nuk jane konfirmuar nga brime te tjera nuk jane perfshire ne liber. Ajo që unë jam i bindur, është se 90 për qind të informacionit është i saktë dhe kjo ishte ideja ime me këtë libër.

Ka marrë kryeministri Rama një kopje të librit tuaj?
Po, Rama ka marrë një kopje të librit dje, nuk e di a e ka lexuar. Mund ta pyes në datë 7, kur do të bëhet promovimi i librit. Aty do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kyvendit, Ilir Meta, dhe ministry I jashtem Ditmir Bushati, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli te gjithe protagonist te atyre ngjarjve.

Këtë libër ju  ia dedikoni Albës, bashkëshortes tuaj dhe vajzës Karlotës?
Alba më ka ndihmuar me fjalorin shqip, ndërsa Karlota me durimin e saj.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë