Carlo Bollino arrin fitoren e dytë
kundër shpifësve profesionistë

Carlo Bollino arrin fitoren e dytë<br />kundër shpifësve profesionistë
Pas fitores së parë kundër shpifësve profesionistë dhe pseudogazetarëve që fshihen brenda uebit për të ofenduar, gazetari Carlo Bollino ka arritur një tjetër brenda 24 orëve të fundit, pasi Facebook ka hequr nga faqja e 'Lolita'-s një mesazh me përmbajtje vulgare.
 
Pas kërkesës së Bollino-s, zyra ligjore e Facebook konstatoi shkeljen etike dhe ligjore dhe me vendim pa apelim, zhduku postimin që ishte bërë kundër gazetarit, ndërkohë që faqja me emrin 'Lolita' është futur automatikisht në një “listë gri” të ku rrezikon zhdukjen e profilit nëse ripërsëritet një shkelje e tillë.

Bollino shkruan se kjo është një rrugë shumë e thjeshtë që mund të ndjekë çdo qytetar shqiptar që ndjehet i ofenduar nga piratët e uebit. 

"Kjo është fitorja e dytë e imja brenda 24 orëve kundër shpifësve profesionistë që fshihen brenda uebit për të ofenduar duke abuzuar me imazhin dhe emrin tim. Të shtyrë nga zili të vogla profesionale dhe të financuar nga porositës politikë, këta pseudogazetarë goditen për herë të dytë nga rregullat e gazetarisë ndërkombëtare dhe nga Drejtësia Perëndimore.

Dje, faqja facebook Lolita kishte postuar një mesazh me përmbajtje vulgare në mbrojtje të një të ashtuquajturi gazetar H.H. ku më ofendonte mua dhe familjen time. Brenda 24 orëve, me kërkesën time, zyra ligjore e Facebook, konstatoi shkeljen etike dhe ligjore dhe me vendim pa apelim, zhduku postimin.

Tani faqja me emrin Lolita është futur automatikisht në një “listë gri” të facebookut ku rrezikon zhdukjen e profilit nëse ripërsëritet një shkelje e tillë. Kjo është një rrugë shumë e thjeshtë që mund të ndjekë çdo qytetar shqiptar që ndjehet i ofenduar nga piratët e uebit. Eshtë prova inkurajuese që edhe kush jeton në Shqipëri, mund të përfitojë nga drejtësia
" shkruan gazetari Carlo Bollino. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë