Carlo Bollino: Berisha e kujton Departamentin e Shtetit si Drejtësinë e Gjin Gjonit të tij 

Carlo Bollino: Berisha e kujton Departamentin e Shtetit si Drejtësinë e Gjin Gjonit të tij 

Të dëgjosh Sali Berishën që fton Edi Ramën të “pendohet” dhe të bashkëpunojë me drejtësinë si ka bërë sot, është një nga momentet më groteske të jetës së këtij njeriu që prej vitesh ka humbur edhe ndjenjën e fundit të turpit. I dëshpëruar si një i mbytur, që tashmë pa forca lëshohet drejt një trungu peme në horizont për të mos u zhytur plotësisht, kështu Sali Berisha përpiqet tani të kapet në hetimin e FBI-së amerikane kundër një ish-zyrtari të saj tradhëtar, Charles McGonigal, duke shpresuar të ndryshojë fatin e tij. Për të dytën ditë radhazi ish-kryeministri, sot i mbetur në krye të një klani politik pa vulë e pa emër, iu kthye evokimit të dosjes së McGonigal, i akuzuar nga kolegët e tij të FBI-së për konflikt interesi dhe për shkeljen e detyrimit të transparencës që byroja amerikane pretendon nga të gjithë anëtarët e saj. Charles McGonigal frekuenton prej disa vitesh Shqipërinë, deri në atë pikë sa ka marrë edhe medalje në Tropojë, në qytetin e “doktorit”. Faji i tij është se ka marrë nga Agron Neza 225.000 dollarë cash pa i deklaruar dhe se ka organizuar me të një sërë takimesh politike në Tiranë dhe në Prishtinë, bashkë me një shqiptar tjetër, Dorjan Duçka, pa informuar eproret. Mes autoriteteve të takuara është dhe kryeministri Edi Rama, i cili muaj më parë, kur u fol për herë të parë për këtë histori, nuk hezitoi jo vetëm të konfirmonte takimet, por edhe ta konsideronte Charles McGonigal, mikun e tij.  

Të ekzaltuar nga prania në Tiranë e një zyrtari të lartë të FBI-së prej vërteti, shqiptarët e kishin mbytur me informacione. Për shembull Agron Neza i kishte sinjalizuar rastin e një qytetari amerikan të paguar në të zezë nga një parti, me gjasa nga PD e Lulzim Bashës, për të organizuar aktivitete lobingu kundër qeverisë Rama. Një tjetër politikan-biznesmen, (me të ngjarë Tom Doshi) i kishte kërkuar ndihmë gjatë një takimi në Rogner, për të hedhur dritë në një komplot të supozuar për vrasje ndaj tij. Pra, argumente të përditshme për një zyrtar të lartë të FBI-së që, duke gjetur kaq shumë mikëpritje, kishte parë në Shqipëri edhe mundësinë për të bërë afera private. Dhe në fakt në 2019 bleu 25% të një studioje ligjore ne Tirane bashke me Agron Nezen.

Charles MvGonigal u arrestua dje në New York jo vetëm për transparencën e pakët mbi vizitat e tij në Shqipëri, por mbi të gjitha sepse ka bërë veprime në favor të oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili nga 2018 është nën saksionet amerikane, konspiracion dhe pastrim parash shumë më i rëndë se konflikti i tij shqiptar i interesit. Në aktin e akuzës, autoritetet e drejtësisë amerikane rindërtojnë historinë e tij duke cituar të gjithë takimet private dhe politike, përfshi ato në Shqipëri, por ndërsa ai është kthyer në liri (duke paguar një shumë prej 500.000 dollarësh), në Tiranë gjyqi është hapur tashmë ndaj Edi Ramës. Gjyqtari është natyrisht Sali Berisha, që me standartin e tij të dyfishtë tashmë tradicional, është gjithnjë i gatshëm të akuzojë të tjerët për gjëra që ka bërë ai vetë. Agron Neza, për shembull, tropojan si ai, para se të njihte Ramën, ka qenë mik me Berishën e sidomos me Azem Hajdarin në vitet e para të demokracisë. Berisha betohet se nuk e ka njohur kurrë, por si zakonisht gënjen pasi fotot dhe dëshmitë e përgënjeshtrojnë. Dorjan Duçka, që gjithashtu sot Berisha e akuzon si një afarist të Ramës, në të vërtetë është kushëri i Ilir Metës që ai e kishte vendosur më parë si drejtor me qeverinë Berisha dhe pastaj si zëvendësministër në qeverinë Rama.  

Pra, në një vend të vogël si Shqipëria, të gjithë janë miq e të afërm të të gjithëve dhe të bësh dallime morale se kë frekuenton, është gjithnjë rrezik bumerangu. Por pjesa më qesharake e sulmit të Berishës, është se të tregojë marrëdhëniet mes Charles McGonigal dhe Edi Ramës, është e mjaftueshme të bëjë të besojë se dosja që e deklaroi si “person non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion madhor, është frut i kësaj miqësie. Domethënë që ai është i pastër dhe se është Edi Rama dhe amerikani i FBI-së që kanë shpikur gjithçka. Eshtë e njëjta ëndërr që ndjek dhe Lulzim Basha (që fatkeqësisht nuk tregon asnjë dallim nga doktori), i cili shpreson të tregojë se edhe dosja me paratë ruse të paguara për lobimin e tij në Shtetet e Bashkuara, është një shpikje e Ramës me ndihmën e shokut të tij të FBI-së. Në të vërtetë, si Basha, ashtu dhe Berisha tregojnë me këto akuza përmasat mikroskopike të horizontit të tyre. 

Drejtësia amerikanë nuk është e përbërë nga disa “Gjin Gjonë” që firmoste vendimet me diktim nga telefoni nga kryeministri. Dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken nuk është një Berishë i çfarëdoqoftë që paraqitet në konferencë për shtyp për të mbrojtur trafikantin Damir Fazlliç sepse kështu e kishte urdhëruar e bija. Shtetet e Bashkuara janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe FBI është vetëm shërbimi i brendshëm i inteligjencës dhe sigurisë, jo Departamenti i Shtetit. Antitrupat nga të cilat mbrohet demokracia amerikane janë të njëjtat që i kanë lejuar FBI-së të zbulojë tek Charles McGonigal një mollë të kalbur dhe ta arrestojë pa asnjë hezitim. Pra është qesharake të besosh se edhe nëse Charles McGonigal ka shkruar një raport kundër Sali Berishës (dhe për këtë nuk ka asnjë provë pasi është vetëm fantazia e Sali Berishës që e thotë), ky denoncim do të mjaftonte për t’u trasformuar në shpalljen “non grata për korrupsion madhor dhe ndikim në drejtësi”, shpallje që është mbi të gjitha një vendim politik dhe jo një masë gjyqësore.  

E njëjta gjë vlen edhe për hetimin mbi paratë ruse të Lulzim Bashës, akuzë që Berisha e njeh si autentike dhe të provuar. Në këtë rast sipas Berishës, McGonigal ka bërë një punë të ndershme. Ndërsa Basha dhe partia thonë jo, krimet nuk denoncohen, kështuqë, nëse agjenti i FBI-së ka denoncuar lobistin mik të PD-së Nik Muzini pasi ka grumbulluar informacione në Shqipëri dhe pastaj gjykata amerikane ka urdhëruar arrestimin e tij dhe Muzini ka pranuar fajin, fajtor është agjenti i FBI-së që zbuloi skandalin dhe kush e informoi, jo kush ka përdorur paratë e pisëta. Eshtë, si zakonisht modeli “i dretësisë në kohën e Berishës” ku për katër vrasjet me 21 janar, një parti e tërë pranon me heshtjen e saj se është bashkë-përgjegjëse vetëm e vetëm për të mos denocuar fajtorët e vërtetë. Eshtë ajo heshtje që zakonisht mbron mafian.  

Basha dëshiron të çojë para SPAK-ut Edi Ramën dhe mikun e tij të FBI-së, duke shpresuar kështu të përmbysë akuzën e përdorimit të parave të pista për të bërë lobim në Shtetet e Bashkuara. Berisha kërkon një komision parlamentar hetimi dhe fton Edi Ramën të “pendohet” si një kriminel ordiner. Pasi u përpoq të çonte në gjykatë Antony Blinken, pasi denoncoi për konspiracion Xhorxh Sorosin, pastaj për korrupsion Yuri Kim, tani Sali Berisha duhet të kënaqet të akuzojë vetëm agjentin Charles McGonigal, për t’u justifikuar përballë mbështetësve të tij për arsyen për të cilën Shtetet e Bashkuara e dënuan me ekzil politik.

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 25/01/2023 23:45

    Pak rendesi ka cfare thote maskarait Berisha apo kushdo qe politikisht eshte ne te kundert te maskarait Rama! Hipokrizia dhe zelli patetik qe ngerthen pupacet si puna edhe e ketij me lart, eshte trondites. Ndersa nje ish zyrtar i larte i FBI eshte nen akuze te rende ne vendin e tij per kontakte informale, pagesa korruptive dhe krijim avantazhesh per oligarke putiniste jo thjesht me "bot" por Kryeministrin e Shqiperise!!! Edhe Saliu me bemat e tij te llojit Ali Baba me 40 hajdute, zor se gjen nje afere te tille te rende korruptive. Qe as me shum dhe as me pak por reflekton modus operandin e shtetit mafioz qe ka instaluar ne Shqiperi. Dhe qe per fat te keq pazarxhinj te ndyre e mbrojne me zell. Ashtu si nje here e nje kohe benin me monstren Hoxha! Ndoshta autori ngaterron qe Departamenti i Shtetit, qe varet nga Sekretari i Shtetit, pra Blinkeni i dyzuar ndermjet Hilary dhe Biden, nuk eshte ai i Drejtesise! Ku FBI si agjencia me kryesore si duket nuk e ka aq te kollajshme te perlyeje vetveten me shtojcat korruptive Ramististe.

    Përgjigju
  • FATMIR GAZI ÇAFAJ: 25/01/2023 21:12

    O i nderuari Karlo Bollino nuk ja vlen të meresh me një wc publike si krimineli hajdut Sali Bajga. Saliu është një njeri i diskretituar keq në syt e Shqiptarve e prap ky IDJOT nuk e kupton që është një kart e djegur. Por ky flliqsir me emrin Sali Bajga vazhdon e lef pa pushim si ata qent që vetëm lefin e stë kafshoin. Respekt për Karlo Bollinon që gjithmon thot të vërtetën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja