Carlo Bollino: Berisha harron dhe gënjeshtrat që thotë! Më akuzon për një “faj” që u dënua për shpifje, duke përfshirë tani edhe SPAK

Carlo Bollino: Berisha harron dhe gënjeshtrat që thotë! Më akuzon për një “faj” që u dënua për shpifje, duke përfshirë tani edhe SPAK

I stresuar nga arresti në shtëpi dhe i privuar nga kënaqësia e shlodhjes në vilën e tij gjigande në Gjirin e Lalzit, Sali Berisha po nis të dështojë edhe në artin ku gjithmonë ka qenë më i miri: Gënjeshtra dhe shpifja. Dje, në raptusin e një njeriu të dëshpëruar, pasi qeveria angleze i konfirmoi ndalimin e hyrjes në Britaninë e Madhe, duke e konsideruar rrezik edhe për demokracinë e tyre, më akuzoi për të njëjtën shpifje për të cilën në 2018 u dënua nga një gjykatë shqiptare. Ishte hera e parë që Sali Berisha merrte një vendim dënimi për shpifje ndaj imagjinoja se dënimi i parë, ashtu si dashuria e parë, nuk do të harrohej kurrë.  Përkundrazi, ky gënjeshtar i regjur e paska harruar, ndaj iu rikthye akuzave tamam si 8 vite më parë, se jam ortak i një shoqërie që në 2016 ka fituar një tender për furnizimin e dekoderave televizivë të dhuruar nga qeveria për familjet në nevojë dhe që tani ka fituar një garë me SPAK për mirëmbajtjen e teknologjisë së përdorur për përgjime. Besoj një garë e lehtë për t’u fituar, sepse duke pasur përfaqësimin ekskluziv në Shqipëri të shoqërisë izraelite që ka bërë sistemin (dhe që do të marrë dhe vlerën e kontratës), vetëm kjo firma mund ta fitonte. E kuptoj që Berisha për hallet e veta familjare do të preferonte që sistemi i përgjimit i SPAK të mos merrte asnjë mirëmbajtje e të mos funksiononte aspak, por unë ç’hyj në këtë mes?

Shoqëria që quhet TBS 96 njihet në botën e televizioneve shqiptare edhe pse është një nga furnizuesit kryesorë me teknologji televizive. Vetëm televizioni i familjes Berisha ndoshta nuk e ka përdorur pasi është e ditur që TBS bën shitje vetëm me fatura të rregullta dhe me pagesa nëpërmjet bankave, ndërsa siç dihet, familja Berisha ka mundur të ndërtojë një televizion duke përdorur para’ të thata dhe pa fatura. Por, nuk është kjo çështja tani mbi të cilën ka një dosje ne dorën e Prokurorisë Tiranë. Çështja është se unë nuk jam ortak dhe nuk kam qenë ndonjëherë ortak i TBS dhe as nuk më ka shuar në mendje të bëhem. Kur Sali Berisha më akuzoi në 2016 për të kundërtën, duke thënë se kisha ndarë me TBS dhe me Edi Ramën vlerën e dekoderave, i bëra padi për shpifje dhe pas dy vitesh proces gjyqësor, me datë 11.4.2018, gjykata e Tiranës e dënoi Sali Berishën për shpifje. Pra përveçse nga faktet, është e certifikuar edhe nga një gjykatë  “Në emër të Republikës së Shqipërisë…”  që unë nuk kam asnjë lidhje me TBS.

Por Sali Berisha, i cili i injoron institucionet publike që e kundërshtojnë, shtiret sikur ai dënim nuk ka ndodhur kurrë. Dhe sot, pas 8 viteve, përsërit të njëjtën shpifje këtë herë duke përfshirë edhe SPAK-un, si të ishte i implikuar. Në fakt Sali Berisha ndërkohë që ka humbur çdo lloj frenimi, nuk ka frikë se bëhet qesharak. Avokatët e tij, gjatë kohës së procesit me mua, tregonin se Berisha habitej që kur i kërkohej ndonjë dokument për ta dorëzuar në gjykatë që të provonte akuzat e tij, pra që unë isha ortak me TBS: “E pse duhet të provoj unë akuzat?” pyeste ish-kryeministri duke lënë edhe avokatët e tij pa fjalë. Për të kuptuar se kush ka qenë Sali Berisha dhe mbi të gjitha, çfarë është bërë sot duke tërhequr gjithë opozitën në fatin e tij të hidhur, për këtë po që  nuk duhen prova, mjafton të dëgjosh delirimet e tij nga ballkoni i “shpresës”.

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ropi: 20/06/2024 16:49

    Respekte z.Carlo Bollino

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 19/06/2024 21:08

    Zoti Karlo Bollino ju jeni një intelektual i lart. Me kultur me dinjitet e vini nga familje intelektuale. Mos u merni me Sali Bajgën që është: hajdut, kriminel, ish sekretar i partis sē punës dhe psikopat. Ti je zotni dhe Sali Bajga qenef.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës