Pasi lexova deklaratat e fundit të Sali Berishës (pasi Ministria e Brendshme angleze refuzoi apelimin e tij kundër deklarimit “non grata” për lidhje me krimin e organizuar), e ndjej se duhet ta falenderoj. Berisha faktikisht pohon se, në vendimin e tyre, autoritetet britanike më kanë besuar mua dhe mediat e mia, që prej vitesh e konsiderojmë si përgjegjës të degjenerimit autoritar dhe korruptiv të politikës shqiptare. Ndërsa nuk i besuan mbrojtjes së tij që nuk dihet sa ka kushtuar dhe se nga kush është paguar. Muaj më parë Berisha më dha të njëjtën medalje profesionale duke më konsideruar si përgjegjës edhe të shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që më përpara se ai britanik e akuzoi për korrupsion familjar, presion ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. Akuza, sipas Berishës, të bazuara në investigimet gazetareske të Shqiptarja.com
Tani, pyetja që mund të bëjë opinionin publik është e thjeshtë: Kujt i duhet besuar? Sali Berishës dhe qehajajve të tij gënjeshtarë alla “Kellici” apo alla “Noka”, apo Departamentit amerikan te Shtetit dhe Komisionit Special të Apelit për Imigracionin anglez (SIAC)? Cilit model drejtësie i duhet besuar: Atij të Plepave dhe të Gjin Gjonit të prodhuar nga Sali Berisha dhe vajza e tij Argita, apo sistemit të drejtësisë së Britanisë së Madhe të vjetër mbi një mijë vite? Dhe meqë Berisha dhe çeta e tij akuzojnë Secretary of State for the Home Departament (praktikisht Ministrinë e Brendshme angleze) që refuzoi apelimin e tij, si një organizëm te korruputuar dhe jo demokratik, cilit model demokracie duhet t’i besojnë shqiptarët: Atij të Doktor Berishës i rritur në oborrin mjeksor të Enver Hoxhës me ministrisë së tij të Brendshme alla “Agim Shehu” apo Drejtësisë angleze e lindur përmes shekujsh kulture juridike në Britaninë e Madhe?
Pas përgjigjes së këtyre pyetjeve të thjeshta kuptohet se pse falenderoj Sali Berishën që më ka vendosur në atë pjesë të botës. Ndërsa, për sa ka ndodhur në Londër dhe për ato 24 faqe që e dënojnë pa kundërshtim, do të bënte mirë të heshte duke shpresuar që ata pak shqiptarë që i kanë mbetur akoma rrotull të mos kuptojnë anglisht, ose, të harrojnë.
xy/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47
-
Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës
5 Shkurt, 11:10
-
Jakin Marena: Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!
4 Shkurt, 19:13
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
Karlo Bollino je një intelektual i klasit, Saliu vjen nga Viçidoli nga familje analfabetësh e patriakalësh ordiner. Nuk ja vlen të mereni me një njeri të kti lloi niveli si Sali Qenefi.
PërgjigjuZoti Bolino pervec se je nje gazetar i persosur je dhe nje burre trim, jo si Salesha qe vetem bure nuk mundeye jete bashkee shoqet Gjekmarkaj Nokja Salianesha Bardhylja dhe gjithe shoqet qe ka prane keta jane PD dhe llumoinjoranca qe ju shkon pas ketyre GEY
PërgjigjuZoti Carlo Bollino je një njeri i përsosur me një kultur të lart. Kurse krimineli hajdut Sali Bajga është njeriu më i zi në historin e kombit Shqiptar. Rrespekt për Zotin Carlo Bollino.
PërgjigjuZ.Bolino jeni korife i gazetarise shqiptare! I keni thene dhe vazhdoni ti thoni te vertetat dhe faktet per kete familje te korruptuar ne menyre teper profesionale. Ju duam, ju respektojme dhe vleresojme!
Përgjigju