Carlo Bollino: Dy rrugët e vetme të Sali Berishës përballë Samitit të BE

Carlo Bollino: Dy rrugët e vetme të Sali Berishës përballë Samitit të BE

Sali Berisha edhe këtë herë rrezikon të vendoset nga ana e gabuar e historisë. Për nesër, 6 dhjetor, një ditë historike për Shqipërinë që për herë të parë pret një Summit të Bashkimit Europian (i cili kurrë nuk ishte mbledhur jashtë kufijve të veta diplomatike), Sali Berisha ka vendosur të organizojë një protestë. Një zgjedhje që faktikisht e identifikon grupimin e tij me ato lëvizje anarkike apo ambjentaliste që zakonisht kundërshtojnë samitet ndërkombëtare. “Të gjithë takimet ndërkombëtare shoqërohen nga protesta në shesh”, u përpoq të shpjegonte Berisha, në tentativën për të zvogëluar zgjedhjen e tij të pazakontë dhe vlerën eversive dhe antikombëtare që përfaqëson.  

Është e vërtetë që të gjithë samitet ndërkombëtare shoqërohen me protesta në shesh, ja pse asnjë nga liderët që do të marrin pjesë në Tiranë nuk po habitet minimalisht prej kordonit të lartë të sigurisë të organizuar për mbrojtjen e tyre. Por ama, gabimi që po bën Sali Berisha (ose më mirë gënjeshtra e tij e pafundtë) është se këto samite ndërkombëtare nuk kontestohen asnjëherë nga forcat e opozitës që kandidohen për të udhehequr qeverinë e vendit mikpritës të eventit, por nga lëvizje anarkike jashtë sistemit, ose nga segmentet esktemiste të shoqërisë civile që kundërshtojnë politikat globale të të Mëdhenjve të botës. Nga vogëlsia e vizionit të tij provincial, Berisha pretendon ndërkohë të tërheqë vëmendjen e te Mëdhenjve të botës mbi faktin se ai nuk arrin të fitojë dot zgjedhjet dhe për ketë arsye proteston.  

Askush nuk do ta vërë re, askush nuk do të lexojë pankartat e tij kundër korrupsionit të qeverisë, dhe askush as nuk do të arrijë të kuptojë se si mundet që një ish Kryetar Shteti të cilit në të shkuarën i është njohur roli i liderit në rënien e komunizmit, ka përfunduar në kreun e një grupi protestuesish që përpiqen të çajnë kordonët e sigurisë sikur të ishin black block anonimë. Por mbi të gjitha, askush nuk do të arrijë të dallojë një protest për përdorim të brendshëm  nga një protestë kundër Bashkimit Europian: Berisha dhe mbështetësit e tij, e duan apo jo, do të duken si kundërshtarë të sistemit, anarkistë rebelë antiglobalistë ose në rastin më të mirë, manifestues filo russë që kundërshtojnë linjën perëndimore dhe euroatlantike që edhe Bashkimi Europian po mban në favor të Ukrainës. Kush ua shpjegon të 27-ve të Bashkimit Europian që Berisha po proteston për ata sepse dëshiron t’i informojë se kanë gabuar adresë dhe se kanë organizuar këtë Samit madhështor në atë që ai dhe vetëm ai e quan një narkoShtet? 

Ne shpresojmë që nesër nuk do të ketë incidente mes manifestuesve të Berishës dhe forcave të policisë. E urojmë pasi këtë herë forcat e policisë nuk do të mund të sprapsen përballë avancimit të berishianëve, dhe jo se Edi Rama apo Bledi Çuçi janë të këqinj, por sepse është Bashkimi Europian që e ka urdhëruar. Kështuqë askush nuk do të habitet edhe po pat incidente, siç ka ndodhur shpesh në raste të tjera eventesh ndërkombëtare dhe kjo sepse e drejta e protestës merr fund aty ku fillon perimetri i sigurisë. Kushdo që do të përpiqet ta kalojë atë perimetër, autorizon policinë ta bllokojë duke përdorur forcën. Brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga Brukseli, nuk mund të futen as gazetarët nëse nuk janë akredituar që më parë. Pra, nëse kushtëzohet liria e shtypit, mund të kufizohet dhe liria e protestës.  

Këtë gjë Berisha bën sikur nuk e kupton (ose nuk e kupton seriozisht), i errësuar si gjithnjë nga arroganca e tij dhe nga bindja se është një lider i pakundërshtueshëm. Në të vërtetë Berisha nuk e ka kuptuar akoma se është një lider i mbaruar, i dënuar në harresë nga pjesa më e madhe e opinionit publik të brendshëm dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Berisha nesër ka dy rrugë: të pranojë rolin e tij periferik, dhe kështu të qëndrojë në periferi e samitit duke organizuar gjithësesi një protestë por në kufijtë dhe hapësirat që i janë caktuar nga policia, duke iu nënshtruar urdhërave të Shtetit. Ose të përpiqet të shtyhet më tutje, të tentojë të çajë kordonët e sigurisë dhe të sillet përballë policisë si ata huliganët që shkaktojnë dhunë, shkatërrime dhe gjak në shumë samite të tjera. Të cilët, ashtu si dhe Berisha, luftojnë për deliret e tyre anarkike, por, në ndryshim nga ai, nuk kanë asnjë ambicje të qeverisin një vend.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 06/12/2022 06:29

    Njera ruge esht Litari dhe qetra ruge 100kg te vendose ne qafe dhe te hudhet ne dete eshte e sigurt qe nuk dote kthehet mbrapsht ,vetem keta dy menyra qe e shpetojne popullin nga kjo qelbersire.

    Përgjigju
  • Albert Laze: 05/12/2022 18:23

    Berisha ka gjith te drejten per proteste se eshte kunder qeveris e jo kunder samitit po ju servilat e rames ju shqeteson perkrahja e berishes nga baza asnji lider se ka at perkrahje

    Përgjigju
  • Tata: 05/12/2022 18:06

    Te vesh mikrofon para gojes se sali berishes kur dihet kush eshte,do te thote se shqiperia ka shume njerez dashakeqas. Kjo ndyresire duhet lene ne harrese sepse poshteron intelektet,kulturen dhe edukaten e kujtdo qe quan vehten NJERI.

    Përgjigju
    • Alpet: 05/12/2022 23:42

      Po ke te drejte o Tate. Si ka mundesi qe ne media i japin kaq shume hapesire nje krimineli si Sali Berisha

  • BARBULLUSH HAJDARI.: 05/12/2022 16:37

    Zoti Karlo Bollino si gjithmon i përpikët e shum i drejt më komentin tënd. Po maloku hajdut Sali fundërrina nuk do me dit. Ai mendon se mund të bëj çfar të doi. Po ksaj radhe do ta mari hajdarin në prapanic e do i djegi Gondeln shum gjat këti krimineli ordiner siç është Dali jashqitja e kombit Shqiptar. RRESPEKT PËR Intelektualin Karlo Bollino.

    Përgjigju
  • Endri: 05/12/2022 16:20

    SB nuk ka qene kurre nje lider por vjedhes i PD-se me emerim nga sistemi i atehershem. Ka qene gjithmone ne anen e kundert te historise dhe interesave kombetare. Eshte familjarisht i damksosur dhe perfolur si hajdut dhe neser shpreson te kete ndonje viktime qe te mundet ta shfrytezoje t'i shpetoje ndjkjeve te mundshme penale te familjes se tij. Gjynah per policet qe do u duhet te merren me budallenjte qe i shkojne mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja