Carlo Bollino: Ekziston një lidhje mes MEK, Berishës dhe sulmit hacker kundër Shqipërisë? Ja disa fakte

Carlo Bollino: Ekziston një lidhje mes MEK, Berishës dhe sulmit hacker kundër Shqipërisë? Ja disa fakte

Kontrolli i ushtruar nga ana e policisë në kampin e muxhahedinëve iranianë me urdhër të SPAK, nxorri në dritë një lidhje të dyshuar mes këtij grupi misterioz refugjatësh politikë dhe bandës së Sali Berishës. Të parët që u hodhën në mbrojtje të muxhahedinëve (dhe kundër policisë) në fakt janë pikërisht Berisha dhe mediat e tij, të imituar sot dhe nga Ilir Meta. Idea që opozita duhet të kritikojë edhe hetimet e prokurorisë vetëm se bën opozitë, është një vizion anti-Kombëtar dhe anti-Shtet. Dyshimi në të vërtetë është se Berisha i mbron muxhahedinët iranianë edhe për ndonjë arsye tjetër.  

Verën e vitit të shkuar Shqipëria u vu në qendër të një sulmi shumë të fuqishëm të hackerave, zyrtarisht i atribuar qeverisë së Teheranit që po sulmonte institucionet shqiptare si formë raprezalje për faktin se Tirana strehon në kampin e Manzës gati 2000 disidentë iranianë të MEK, një organizatë marksiste, armike e betuar e atij regjimi teokratik. Grupi që mori përsipër sulmin hacker kundër Shqipërisë nuk bëri asgjë për të fshehur qëllimin e vet politik kundër MEK dhe kundër Shqipërisë, deri në pikën që Tirana iu përgjigj agresionit kibernetik duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. Pra, ato sulme kishin një firmë të deklaruar.  

Shumë nga dokumentet që u hackeruan nga bandat e qeverisë iraniane u publikuan në disa faqe facebook dhe telegram të quajtura “Homeland Justice”. Çudia që e kishim vënë re që nga ditët e para të sulmit, ishte se ato faqe, para se të publikonin dokumentat e hackeruara, ishin krijuar për të publikuar lajme dhe video të protestave në shesh të organizuara në ato javë nga Sali Berisha kundër qeverisë së Edi Ramës. Në ato artikuj nuk kishte asnjë referim për MEK dhe as për disidentët iranianë, por vetëm sulme ndaj qeverisë shqiptare dhe lavdërime për protestat e opozitës.  

Nga hetimet e SPAK, sot u zbulua se në prill të 2022, pra tre muaj para sulmit të sistemeve shqiptare të ndodhur me 15 korrik 2022, hackerat nga Manza kishin sulmuar bashkinë e Teheranit duke hackeruar mbi 5000 telekamera të vendosura për kontrollin rrugor. Një operacion shumë i ngjashëm me atë të bërë disa muaj më pas kundër kamerave të policisë shqiptare. Gjithnjë sipas hetimeve të SPAK në maj të 2023 u hackeruan shumë faqe web të lidhura me ministrinë e jashtme iraniane duke vjedhur me mijëra dokumente me një volum total prej 50 terabite. Një sasi e jashtëzakonshme, shumë e ngjashme me atë “të vjedhur” nga sistemet digjitale shqiptare që më pas përfunduan në socialmedia të administruara nga “Homeland justice”. Edhe teknika e shpërndarjes online së materialit të hackeruar nga iranianët dhe anti-iranianët është shumë e ngjashme.  

Dyshimi, që në këtë pikë duhet të verifikohet nga SPAK, është nëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes sulmeve të bëra në Manzë kundër sistemeve digjitale Iraniane dhe atyre të bëra kundër sistemit digjital shqiptar. Pra është e mundur që sulmet kundër institucioneve shqiptare të kenë nisur pikërisht nga kampi i Manzës për t’ja kaluar përgjegjësinë qeverisë së Teheranit? Në luftë quhet “false flag”, dhe është një teknikë shumë e njohur që synon që përgjegjësia e një sulmi të bie ndaj armikut, kur në të vërtetë është bërë nga një forcë aleate. Pra  MEK mund të ketë sulmuar Shqipërinë “mike” për të bërë që të akuzohej republika islamike, me të cilën në të vërtetë Tirana i prishi marrëdhëniet diplomatike.  

Hackerat e Manzës që mundën të futen në sistemet informatike iraniane të superblinduara, të predispozuar për t’u mbrojtur nga sulme të CIA-s, kishin me siguri aftësitë teknike për të depërtuar në sistemet dixhitale shqiptare, akoma më tepër sepse duke punuar në territor do të mundnin të përfitonin dhe nga bashkëpunëtorë apo të infiltruar lokalë, plus dhe njohjen e mirë të gjiuhës shqipe, e domosdoshme për të seleksionuar materialin për të hackeruar në faqet web të institucioneve shqiptare.  

Pyetja tjetër që duhet bërë në këtë pikë, është se a ekziston një lidhje mes këtyre veprimeve terroristike kundër Shtetit shqiptar dhe personave të lidhura me Sali Berishën, që prej kohësh tashmë (dhe sidomos në ato muaj të fushatës anti-amerikane) është në kërkim të çdo rruge për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Bllokimi i aparatit digjital të Shtetit, siç ndodhi me sulmin terrorist digjital të verës 2022, mund të ishte një nga rrugët e mundshme.  

Kur forcat speciale me urdhër të SPAK-ut u futën në qendrën e Manzës, dronët filmuan disa muxhahedinë duke djegur dokumenta. Cila ishte emergjenca e djegies së atyre dokumenteve? Ishin kopje të pakuptueshme dokumentesh në gjuhën farsi të hackeruara në Iran apo material në gjuhën shqipe me dokumenta të hackeruara në Tiranë? 

Për momentin janë vetëm pyetje të cilave urojmë që SPAK të mund t’i japë një përgjigje të qartë dhe pa ekuivoke. Përgjigje që do të duhet të sqarojnë edhe dy mistere të tjera të vogla: Përse prej dy ditësh Sali Berisha është kaq i shqetësuar për hetimet që po bëhen në Manzë? Dhe si shpjegohet që mes shumë avokatëve që gjenden në Shqipëri, si mbrojtës i muxhahedinëve, është emëruar pikërisht avokati personal i familjes Berisha?  

xy/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 23/06/2023 14:40

    Nuk kemi shtet, pikè. Kjo qè i bèjmè vetes, as hasmi nuk do na e bènte dot. Kemi njè bajraktarizèm provincial nè formè kryeministrash qè nènshkruajnè "marrèveshje". Marrèveshje pèr muxhahedinèt? Ku èshtè transparenca kètu? Ku e gjen njè fshatar Tropoje tè drejtèn tè na sjellè mbetje toksike nè Shqipèri? Ky bojaxhiu i sotèm,,thotè,,,nuk i pèrgjigjem pyetjeve pèr kètè temè. Tè na rrojè RRUMPALLA,,sepse çdo gjè ka shkuar pèr lesh.!!!

    Përgjigju
  • BARDHYL: 23/06/2023 12:07

    Z.Juri Kim ,ju po largoheni me mendimin se reforma ne drejtesi po shkon mbare.Do thoja qe ne punen tuaj keni pasur shume Aktivitäten positive per shqiprin,sigurisht te gjitha nefunksjon te zhvillimit te mardhenive USA SHQIPRI.Do ngurroja te thoja per Reformen ne drejtesi.Cfare duhet te beje me shume disa krminel politik ne deme te atedheut e popullit .Po kriminalizohen disa me deme sa ,te pallogariteshme me bemalt e ketyre te mesipermeve.Pra punohet me Standarte qe as ne diktature nuk beheshin.Durimi ka kufi,mbase pritet te shuajne shqiprin?po kesaj sja arrijne dote dhe kete mos e Prisni!.Ju lutem merreni seriözishte kete reforme boll po ushqehemi me cironka?

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 23/06/2023 10:05

    Mos kini frikë nga non grata.Ja hoqi dhëmbët DASH.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 23/06/2023 09:51

    E kam thënë para 4 ditësh se Berisha ka gisht tek sulmet kibenetike, se ai ishte i pari qe i dinte se çfare do bëhej, avokati i tij është avokat edhe i mek. Berisha mund te zhduke gjithë Shqipërine vetem të shpëtoje Zenin, Do dal shpejt e vërteta, bravo Carlo!

    Përgjigju
  • Scutari: 23/06/2023 06:36

    Berisha është gati t'a djegë edhe dy herë të tjera Shqipërinë jo më ti organizojë një kurth të tillë me terroristë që duhet të zhduken për 24 orë nga territori ynë.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 22/06/2023 22:08

    Berisha Berisha Berisha Berisha, edhe ata te Titanikut ai i ka mbyt. Patetike

    Përgjigju
    • Cubi: 23/06/2023 09:17

      Po ka len ndonje gje tjeter pa i ber shqiperis ky krimineli Berisha?????????????? Me vjen keq vetem per nje gje qe kur te clirohet shqiperia nga ky kriminel ne do ngelemi pa komente se s'do kete me per cfar te komentosh.

  • Dardan: 22/06/2023 22:00

    Caktimi i avokatit te Familjes mafioze Berisha ne mbrojtje te gangstereve iraniane te MEK-ut eshte gjetja me e sakte sepse Sali Berisha e ka per detyrim mbrojtjen e Gardes Marksisto-Anarkiste, me te cilen do te kryente Grushtin e Shtetit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 22/06/2023 20:06

    A ka len gje pa ber ky qen ketij vendi?? Te 99 tat sbesoj se ka ngelur gje tjeter per ti ber. Po kush do tja dij? Ky spaku deri tani meriton emrin aspak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë