Carlo Bollino: Jamarbër Malltezi vazhdon të gënjejë pa u përgjigjur 'Ku i gjeti paratë  për të  ndërtuar 17 kullat te Kompleksi Partizani'? 

Carlo Bollino: Jamarbër Malltezi vazhdon të gënjejë pa u përgjigjur 'Ku i gjeti paratë  për të  ndërtuar 17 kullat te Kompleksi Partizani'? 

E pranoj se nuk jam mes 248 shqiptarëve që lexojnë postimet e Jamarbër Malltezi Berishës, kështu që vetëm sot u informova se dhëndrri i doktorit këmbëngul në të vetmin zanat që vazhdon të praktikojë: shpifjen. Disa ditë më parë, ky person që mbetet i vetmi ambjentalist në botë i bërë miliarder duke ndërtuar kulla betoni, ka shkruar përsëri kundër meje. Familja Berisha prej vitesh nuk di më çfarë do të thotë e vërtetë, dhe kështu J.M.B. kopjon Saliun edhe në këtë zanat e vazhdon të gënjejë. 

Ja çfarë shkruan bashkëshorti i Argitës në faqen e tij në facebook, e ripublikuar menjëherë nga media e familjes: 'Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2. Bolino dje ne gjykate shprehej se "kaq dinte", se "nuk dinte me tej" se "nuk kishte pare dokumente" dhe "nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje". Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate''. 

Përtej elegancës dhe kulturës që shpalos në tekst, ajo që shkruan jo vetëm që është totalish e gënjeshtërt, por edhe ofenduese kundrejt gjykatës që i është drejtuar. Me një nga avokatët tanë, Aranit Roshi, që ndjek televizionin në këtë proces të bukur, vendosëm të bëjmë publike deklaratën e mbrojtjes që dorëzuam në gjykatë, ku kushdo mund të lexojë rrjedhshëm se ndryshe nga çfarë  fantazon J.M.B, ne kemi rikonfirmuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe kemi dorëzuar edhe të gjitha provat e duhura, domethënë shtatë faqe mbi më  shumë se 2000 dokumente që disponojmë. (Kliko këtu për të lexuar Deklaratën e Mbrojtjes)

Po pse vetëm shtatë faqe prova? Sepse anëtari i guximshëm i familjes Berisha, në padinë e tij, nuk ka gjetur kurajon të kundërshtojë asnjë nga akuzat kryesore të  transmetuara nga Report TV në tre emisione me nga 30 minuta secili. Nëntëdhjetë minuta investigim të  miredokumentuar që mesa duket e kanë lënë “të përdredhur” Jamarbër Malltezin dhe pa argumente avokatin e tij.

Investigimi ynë përfshinte të gjithë aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, që nga shtatori 2005, sapo erdhi në pushtet, Sali Berisha e vendos mes prioriteteve të qeverisë së tij dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se përfituese do të ishte familja e vajzës së tij. Investigimi i Report TV që as J.M.B. nuk kundërshton, fakton se si gjithë strukturat e Shtetit, nga Kryeministria dhe departamenti “antikorrupsion”, deri në tre ministra të Mbrojtjes, nga ministri i Ekonomisë te ministri i Financave deri te Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë u përulën në shërbim të familjes Berisha për të garantuar që procesi i privatizimit në favor të ish-pronarëve të përmbyllej në mënyrën më të mirë, pavarësisht mangësisë së dokumentave. Pa hezituar të pushonin oficerë të ndershëm që guxonin të kundërshtonin procedurën e dyshimtë, si per shembull gjenerali Vladimir Qirjazi.

Mes ish-pronarëve përfitues shfaqet me një përqindje mikroskopike edhe Jamarbër Malltezi Berisha, i cili, paravërisht se është i fundit mes trashëgimtarëve të asaj pasurie të madhe, udhëheq personalisht të gjithë procedurat e privatizimit duke arritur në fund të bëhet pronar i 35% të 17 kullave të ndërtuara në ato toka. Investigimi ynë ngre pyetjet se si ka mundur J.M.B. i cili me bashkëshorten e tij Argita Berisha deklaronte në tetor 2006 se kishin vetëm 39.500 dollarë në bankë, të investojë pak muaj më vonë shumë miliona euro për realizimin e 17 kullave? Dhe si arriti nga pronar i rreth 0.5% të tokave të bëhet pronar i 35% i kompleksit të tërë? E si mundi që vetëm pak muaj më parë të garantojë me “kursimet” e tij mbi 20 milionë euro të tjera si investitor i 50% të një ndërtimi të dytë në të njëjtin kompleks, në qendër të Tiranës?

Jamarbëri jo vetëm që nuk kundërshton këtë, që është pjesa më e rëndësishme dhe më e rëndë e investigimit tonë, por nuk jep asnjë shpjegim as për origjinën e parave që e kanë lejuar të bëhet aksioner i investimit gjigand. Ndonjë mund të besojë me të vërtetë që i ka financuar me rrogën e tij si konsuletn ambjentalist? Atë që J.M.B. nuk e kupton është se ai e ka për detyrë të japë këto shpjegime si anëtar i familjes se kryeministrit që ishte në detyrë pikërisht në vitet e pasurimit të tij misterioz. 

Pyetja është thelbësore: Përse, në vend që të largojë dyshimin e rëndë se ka bërë pastrim parash me kullat e ndërtuara mbi ish-Kompleksin Partizani, duke treguar publikisht origjinën e parave të tij, Jamarbër Malltezi i bën padi Report TV vëtëm mbi 5 pika krejt periferike të të gjithë skandalit, të cilat avokati ynë e ka pasur të lehtë për t'i faktuar në gjykatë me prova dhe dokumenta?.

Post Scriptum: Për të qartësuar më mirë publikun se për çfarë po flasim, edhe pse zhgënjejmë Jamarbër Malltezi Berishën që në ndryshim me atë që ai shkruan, nga investigimi ynë nuk heqim asnjë presje, në orët e ardhshme Report Tv do të ritransmetojë ciklin e plotë dedikuar aferave të familjes Berisha, tashmë “non grata” për fakte korrupsioni edhe sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Shikim të mbarë. 

Lexo këtu edhe investigimet për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

 

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli Flet:: 21/06/2021 15:50

    Klani dhe familja e berrishtansuviteve, TE DENOHEN ME PUSHKATIM, per shketerrim te Demokracise dhe Shtetit Shqiptar. Ata jane super mafioze e super te rrezikshem ne çdo drejtim. Maskarejte e pashembellt te te gjithe Historise Shqiptare...

    Përgjigju
  • Tani: 21/06/2021 00:12

    Fitoi llotarine TeleBingo tek Ardit Gjebrea.

    Përgjigju
  • O tej: 20/06/2021 13:39

    Berisha eshte nje bajge lope.

    Përgjigju
  • populli: 20/06/2021 13:39

    J.M.B. Mund te thote ca ti doje qejfi por Spak e ka punen kollaj fare. Keta qelbesirat e Berishes shpresonin te vinin prape ne pushtete qe te blindonin pasurite marramendese qe kane vene ne vendin me te varfer te Europes. Por koha e tyre vdiq perfundimishte dhe shqiptaret nuk hane me bare.

    Përgjigju
  • Endri: 20/06/2021 13:22

    Ti vetem nder na ke bere ne popullit te thjeshte me ket hetim Z. Bollino. Shpresojme qe SPAKu ta marre si indicje per te filluar hetim kriminal dhe t’i tregoje vendin kesaj familje hajdutesh, qe kane vjedhur nga leket tona!!!

    Përgjigju
  • Tata: 20/06/2021 11:16

    su ngjit fjala me berishajve,me kohe,por duhen keputur fijet qe i mbajne neper kembet tona si xavorra

    Përgjigju
    • KB vlore: 20/06/2021 16:05

      Carlo Bollino eshte personalitet ne gazetari.I ka bere autopsine e krimit dhe korrupsionit familjes neveritese qe ka shkaterruar kete vend te begate. Gjykata te fusi ku ka vendin kete monster familje qe te qetesohet ky popull. Respekte per kete super gazetar dhe misionar te se vertetes.

    • Katarakti 2: 20/06/2021 12:23

      Berisha eshte armiku me i madh i popullit te vet ne te gjithe historine qe ne njohim!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)