Carlo Bollino: Liri shtypi dhe sport në Shqipëri 

Carlo Bollino: Liri shtypi dhe sport në Shqipëri 

Shumë organizata shqetësohen për nivelin e lirisë që gëzon shtypi shqiptar kur duhet të flasë për politikë. Askush nuk pyet nëse ekziston liria e shtypit në sektorë të tjerë të jetës shoqërore, si për shembull në sport.  Informacioni sportiv në Shqipëri vazhdon, në fakt, të jetë një sektor në të cilin vlejnë akoma rregulla mesjetare, ku nëse një gazetar guxon të kritikojë Mbretin, Mbreti e ka pushtetin ta dëbojë nga mbretëria e tij. Nëse militantizmi në shtypin politik është i përhapur, në shtypin sportiv është ligj dhe ata pak gazetarë që nuk bëjnë tifozllëk për një skuadër apo që nuk paguhen nga Mbreti, thjeshtë nuk mund të punojnë. Dhe askush nuk skandalizohet. 

Marrim shembullin e finales së Conference League që luhet këto orë në Tiranë: ndërsa janë 300 gazetarët që kanë ardhur nga mbarë bota për të ndjekur ndeshjen, gazetarët shqiptarë janë përjashtuar. UEFA nuk njeh gazetarët sportivë shqiptarë pasi nuk janë të regjistruar në asnjë shoqatë profesionale të njohur në rang ndërkombëtar, ndërsa FSHF përdor një listë private gazetarësh-shërbëtorë dhe janë vetëm ata që kanë të drejtë të futen në stadium. FSHF ka në organizmat drejtues të saj deri edhe gazetarë e pronarë mediash sportive që ditën janë vartës të saj dhe natë bëjnë informacion sportive. Cfarë objektiviteti mund të kenë? Zero! Por këtë fakt askush nuk e denoncon dhe askujt nuk i duket i rëndësishëm.  

Qindra e mijëta tifozë shqiptarë mashtrohen përditë, manipulohen, dizinformohen nga kjo media e kontrolluar totalisht nga Mbreti dhe askush nuk skandalizohet.  

Ky është një skandal që kërcënon lirinë e shtypit shqiptar, sepse në të gjithë botën perëndimore, të lirë dhe demokratike, gazetarët sportivë trajtohen me të njëjtin dinjitet si edhe kolegët e tyre që merren me politikë, ekonomi apo kronikë të zezë. Ndërsa në Shqipëri nuk kanë asnjë status që të mbrojë të drejtat e tyre. Janë paria e mediave dhe kjo për faj të një Mbreti që sundon akoma futbollin ashtu si një kohë Enver Hoxha sundonte mbi vendin e që poshtëron me arrogancë 32 vite beteja për lirinë e informacionit.  

Ky mbret ka një emër dhe quhet Armand Duka dhe është kaq i plotfuqishëm sa sfidoi pushtetin politik e më pas atë gjyqësor dhe në fund të fundit duket se ka dalë fitimtar ai pasi për skandalet që i përkisnin zgjedhjes së tij që deri dy muaj më parë zinin (disa) faqe të para të medias shqiptare, papritur nuk flet më kush. Flitet se shantazhi i përdorur nga Duka për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij është pikërisht finalja që luhet në Tiranë, sepse Duka do ta kishte anuluar nëse dikush do ta vinte në diskutim rolin e tij. Por tani koha e shantazhit mbaroi, finalja po luhet. Eshtë koha që pandëshkueshmëria e Armand Dukës të kthehet në qendër të debatit dhe që statuja e tij të rrëzohet, sic meriton të rrëzohet statuja e një diktatori. 

PS. Unë personalisht nuk jam tifoz futbolli dhe nuk kam frekuentuar asnjë stadium. Për Finalen mu ofrua një biletë të cilën e refuzova me mirësjellje, pasi nuk më duhej.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 25/05/2022 17:43

    Si perhere,mjeshter i profesionalizmit dhe mprehtesise analitike Carlo Bollino. Respekt dhe mirenjohje. Ai mender-mbreti,perpara gazetarise sportive,ka gjunjezuar dhe poshteruar e rrenuar futbollin e shqiptarve.Kjo fatkeqesi nuk eshte zgjedhje dge pergjegjsi e shqiptarve,,,nderkaq gazetaret sportive,kliente pa nder te mender-mbretit, e kane bere vete zgjedhjen e tyre vetposhteruese. Eshte bash koha e ndeshkueshmerise per pergjegjsine,me emer e mbiemer,te rrenimit te futbollit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik