Carlo Bollino merr çmimin
prestigjoz “Aldo Moro”

Carlo Bollino merr çmimin<br />prestigjoz  “Aldo Moro”
Drejtori i “La Gazzetta del Mezzogiorno” dhe gazetari i njohur italian dhe në Shqipëri, Carlo Bollino, mori të shtunën çmimin ndërkombëtar për kulturën organizuar nga Qëndra Europiane “Aldo Moro”

Çmimi prestigjoz, i cili është në edicionin e tij të 26, u dorëzua në në ceremoni të zhvilluar në hotel “Tiziano” në qytetin barok të Leçes. Drejtorit Bollino, kupa për “Cilësi dhe merita në komunikim” iu dha nga Prefektja e Leçes Giuliana Perrotta. Drejtori Carlo Bollino vlerësohet për frymën novative, profesionale dhe serioze që përmes “La Gazzetta del Mezzogiorno”, një nga gazetat më të vjetra në Itali, përcjell tek lexuesit italianë.

Carlo Bollino, pas një eksperience të gjatë si gazetar lufte në vende të ndryshme të Botës që nga Somalia, në Irak, Liban, Izrael, Palestinë, Kosovë e Maqedoni, është dhe themeluesi i grupit mediatik “Gazeta Shqiptare”, News24, i cili në vitin 2011 iu shit nga pronarët italianë një dysheje biznesmenësh shqiptarë.

 Bollino konsiderohet si mësuesi i disa brezave të gazetarëve shqiptarë profesionistë dhe të pavarur, meritë e vlerësuar dhe përmes Medaljes së Mirënjohjes “Nënë Tereza” dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. (gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?