Carlo Bollino: Një pyetje
për Berishën dhe Bashën
Burimi i të dhënave është Guardia di Finanza italiane, pra një palë jopolitike, e pavarur dhe joshqiptare.
Burimi i të dhënave është Guardia di Finanza italiane, pra një palë jopolitike, e pavarur dhe joshqiptare.
Për këtë arsye, është e besueshme. Të dhënat janë këto: Në periudhën 2012-2013, kur në qeveri ishte Sali Berisha, plantacionet e kanabisit në Shqipëri, të fotografuara nga avionët e Guardia di Finanza-s, zinin përkatësisht 321 dhe 323 hektarë, gati të gjitha të përqendruara në zonën e Lazaratit.
Berisha i mbronte këto plantacione që nga 18 gushti 2004, kur u zbuluan gjatë një fluturimi mbi to të një helikopteri të policisë italiane, që u qëllua me breshëri nga kultivuesit e drogës.
Partia Demokratike mbrojti trafikantet dhe akuzoi policinë italiane. Në vitin 2012 policia e Berishës dhe Nokës nuk shkatërroi asnjë parcelë të mbjellë me drogë. Në vitin 2013 shkatërroi vetëm 7.5% të tyre.
Tani kthehemi në ditët tona: Guardia di Finanza ka monitoruar në vitin 2015 44 hektarë parcela të mbjella me drogë dhe në vitin 2016 211 hektarë (shumë janë, por gjithsesi 30 për qind më pak se ato, të zbuluara në kohën e Berishës) dhe policia e Ramës dhe Tahirit (gjithnjë sipas Guardia di Finanza-s italiane) ka shkatërruar deri 99.8% të mbjelljeve të regjistruara të drogës.
Por jo vetem kaqe. Në vitin 2012, pas tratativave të gjata dhe të vështira, Guardia di Finanza mori nga Berisha lejen për të kryer vetëm 12 fluturime mbi Shqipëri për të zbuluar mbjellje droge (Berisha nuk donte ndërhyrje të italianëve).
Në vitin 2016 Rama i dha liri absolute Guardia di Finanza-s, e cila mundi të kryejë gati 50 fluturime në kërkim të plantacioneve me kanabis.
Një pyetje për Berishën e Bashën (dhe për analistët e tyre privatë): Cila Shqipëri i afrohet më shumë një skenari kolumbian? Kjo e sotmja, apo ajo e katër viteve më parë?
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino lajmëron padi për shpifje ndaj ''Syrit'' të familjes Berisha
30 Nëntor, 14:50
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07