Carlo Bollino: Thjeshtësia fantastike e Demokracisë, që Basha e Berisha nuk duan të kuptojnë

Carlo Bollino: Thjeshtësia fantastike e Demokracisë, që Basha e Berisha nuk duan të kuptojnë

Kam një pyetje të thjeshtë fare që do të doja t’ua bëja Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, tani që dolën humbës edhe nga zgjedhjet e 25 prillit: A nuk ju lind fare dyshimi që në të vërtetë përfaqësoni ende një pakicë dhe se shumica e shqiptarëve vazhdon të mbështesë Edi Ramën? Përse për Bashën dhe Berishën, të vetmet zgjedhje të vlefshme janë ato që fitojnë?

Duke e konsideruar fitoren të sigurtë, nga këndvështrimi i tyre, zgjedhjet e 25 prillit as nuk duhet të mbaheshin fare. Thjesht një formalitet për të certifikuar një rotacion që ish-qeveritarët e konsideronin si një fakt të kryer. Po mbi cilat baza? Opozita dhe mbështetësit e saj  prej vitesh kanë një problem me perceptimin e realitetit. Për ta, i vetmi realitet i besueshëm është ai që përkon me bindjet e tyre. E njëjta logjikë e ndjekur nga njëri prej shumë analistëve të errësuar nga fanatizmi, që në vend të certifikojë korrektësinë e exit poll duke treguar se sa iu afruan rezultateve të vërteta të zgjedhjeve, pretendon të certifikojë korrektësinë e zgjedhjeve duke matur se sa iu afruan rezultateve të exit poll.

Kjo logjikë pa logjikë është e njëjta që shpjegon përse tani PD vë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve, thjeshtë sepse nuk përkon me pritshmërinë e tyre.

Ka ndodhur kështu gjithmonë. Për Bashën dhe PD të vetmit gazetarë të pavarur janë ata që mbështesin PD-në. Të vetmet media të guximshme janë ato që sulmojnë Edi
Ramën. Të vetmet sondazhe të besueshme janë ato që parashikojnë fitoren e opozitës. Të vetmit prokurorë të ndershëm janë ata që inkriminojnë kundërshtarët e tyre. Të vetmit politikanë të ndershëm janë ata që bëjnë aleancë me PD. Deri edhe vrasësit bëhen heronj, me kusht që të vrasin për llogari të PD-së. Pra është e kuptueshme që të vetmet zgjedhje të ndershme, janë ato që fitohen nga PD.

Ky është një deformim i realitetit që ka të njëjtat baza kulturore të supremacisë së fisit dhe të interesave private ndaj interesave publike të pjesës tjetër të vendit. Edhe pse realiteti është një tjetër, Basha këmbëngul ta injorojë dhe për të balancuar sulmet e brendshme që i kërkojnë dorëheqjen, është i gatshëm të hedhë baltë mbi gjithë popullin shqiptar që nuk e votoi, duke i konsideruar të shitur dhe të korruptuar. Ndryshe nga e kaluara, kur akuzat për manipulime ishin fokusuar mbi procesin e numërimit, në fakt, këtë herë, Basha akuzon socialistët se kanë blerë në mënyrë masive votat direkt nga votuesit para 25 prillit: pra asnjë tjetërsim vullnet popullor, por bashkëpunim i ndërgjegjshëm me zgjedhësit në këmbim të parave, legalizimeve, apo pakteve me krimin.

Ky interpretim fantazioz i rezultateve, i përpunuar nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, nënkupton se edhe një pjesë e madhe e zgjedhësve të PD-së ta ketë tradhëtuar partinë e tyre duke pranuar ta votojnë PS, pasi nuk do të shpjegohej ndryshe se si Edi Rama arriti shumicën. A është i vetëdijshëm Basha për këtë akuzë të rëndë që iu drejton një pjese të zgjedhësve të vet?

Pjesëmarrja në votimet e 25 prillit ishte 46.3%, edhe më e ulët se 2017 që shkoi në 47%. Eshtë e qartë si drita e diellit që shumica dërrmuese mbi të cilën fantazonte Lulzim Basha, nuk u materializuar në ditën vendimtare të votës, sic nuk u materializua në asnjë nga dhjetëra protestat në shesh të organizuara nga opozita derisa e shtynë Bashën t’i ndërpriste për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

Në vend që të lexojë rezultatin e zgjedhjeve thjeshtë si një deshtim të strategjisë politike, përfshi fushatën zgjedhore, opozita këmbëngul të mbrojë pritshmërinë e saj duke hedhur baltë mbi të tjerët. Edhe mbi mbështetësit e tyre, të cilët pa u shitur dhe pa tradhëtuar askënd, thjeshtë vetëm se nuk gjetën te PD ndryshimin e shpresuar dhe të dielën 25 prill nuk shkuan të votojnë. Ndërsa socialistët, vazhduan të besojnë te Edi Rama dhe pa u shitur e pa qenë bashkëpunëtorë të asnjë krimineli, zgjodhën thjeshtë të votojnë përsëri për të.

Kur Sali Berisha përuroi kantierin e rrugës së Kombit me Erdoganin në krah vetëm 24 orë para zgjedhjeve të 2009, askush nuk e akuzoi per manipulime. Edhe Edi Rama si kryeministër në detyrë ka përfituar si ka bërë Berisha atëherë, nga pozicioni më i favorshëme dhe në një botë ideale kjo nuk duhet të ndodhë. Por është gjithashtu absurde ta mendoni që një qeveri duhet të futet në karantinë para zgjedhjeve për shembull, duke ndërprerë mbështetjen për viktimat e tërmetit apo vaksinimin, vetëm pët të mos dëmtuar kundërshtarët. Mbështetësit e opozitës shkojnë në zgjedhje pikërisht pët të rrezuar qeverinë, dhe, në se votat e tyre nuk mjaftojnë, nuk mund të fajësojnë qeverinë. Dhe për cfarë? Pse nuk  është vetëasgjësuar?

Kjo është thjeshtësia fantastike e demokracisë që Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë mësuar ende ta njohin; nëse dikush tjetër fiton zgjedhjet, do të thotë vëtëm që ti i ke humbur.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mashkullori: 06/05/2021 17:06

    Vleresoj shume nalizat,por edhe debatet televizive te zotit Bolino!I kuptoj kundershtaret e tij,sepse ai eshte kritikues ndaj PD-se,por nuk mbron pa baze dhe pa arsyetuar pse-ne ndaj PS-se dhe Edi Ramen.Edheanaliza e mesiperme flet per thellesine e mendimit dhe saktesine e arsyetimeve te tij... Dikush me pare ka folur se PS-ja dhe Edi Rama jane votuar nga 25 perqind e popullit votues.Harrojne keta militante pa tru e pa sy e veshe se ne numurin e popullsise me te drejte votimi jam dhe une e qindra mije si une qe jetojme ne emigracion,por jemi dhe me te drejte vote ne Shqiperi.Neve padrejtesisht ende nuk na eshte dhene e drejta per te votuar.Ne llogarine e 46,3 perqindshit mungojme ne dhe duke marre parasysh se do te ishim ne te njetet raporte votues PS- PD ,atehere kjo pjesemarrje do te ishte mbi 70-75 perqind.Pra PS-ja do te kishte votat e mbi 6o-65 perqind te votuesve dhe jo 25 perqind sikurse thone humbesit...

    Përgjigju
  • LORA: 05/05/2021 17:34

    Megjithese kam respekt te thelle per analizat tuaja z.Bollino,ne rastin me siper mund t'ju them se gaboni duke quajtur opozite nje grupim kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar,,,,qe e kane zhyt me krye ne hi nderin dhe ekonomine e financat e Shqiperise sa here qe kane qene ne pushtet dhe qe i kane shkaktuar Popullit Shqiptar gjema dhe regres te tmerrshem. Per mua,vota e 25 prillit deshmon qartazi se shqiptaret e kuptojne,e ndjejne ne asht dhe e implementojne me inteligjence demokracine.Kjo eshte nje fitore shume e madhe per ardhmerine tone,,,,,te cilen nuk e felliq dot kush.

    Përgjigju
  • Veni: 05/05/2021 16:46

    qe ne nisje analiza juaj eshte e gabuar. Edi rama kurre nuk ka pasur shumicebn. asnjehere nuk eshte votuar ne shumice. e thjeshte fare, ne shqiperi nuk voton as gjuysma e votuesve. edi rama asnjehere nuk ka marre me shume se 50%. keshti qe i bie qe edi rama perghere ka pasur mbeshtetjen e 25 % te njerezve. sado te mundohesh te shkruash e te na thuash se rama ka shumicen, asnjehere kjo gje nuk eshte e vertete. rama kurre nuk ka pasur me shume se 25 %

    Përgjigju
    • Toni: 06/05/2021 17:30

      O Veni,sa venë ke pirë o i shkretë? Mos ke harruar që në demokraci voton kush dëshiron apo të mungojnë vitet e xhaxhit Enver kur votonin 100% e shqipëtarëve? Por ç’pret nga pasues të ish komunistit të shndërruar në demokrat si Sali Berisha! Atij ju shpëla truri aq shumë në komunizëm sa kur u kthye në “demokrat” thjesht nuk dinte të bënte gjë tjetër përveç të vazhdonte praktikat diktatoriale që i kishte aq shumë për zemër(ndoshta edhe nga origjina e tij malësore)! Ju malësorët e vegjël keni marë stafetën tashmë...

    • Ervin: 06/05/2021 11:33

      I bie qe PD te kete 15% sipas llogjikes tende.

    • Lala: 05/05/2021 20:19

      O veni po pse mer shok se meno kshu.ai 53% we nuk voton se bejn thjesht per arsyen qe klasa politike e ketij veni duhet bojkotuar.familja ime psh svoton sepse sdi ke te gjith ne mes 2 te keqijave.1 sent luli me salen qe normalisht me Ben te vjell e tjetri e kuqja me e Vogel Rama.e thjesht derisa nuk ka program per te votuar po vetem fyerje nga te dyja Krahet me mir u bej mutin e si votoj sanji.kshu mendo ne mos 53% 40 % e shqiptareve po e po

    • Lui: 05/05/2021 17:40

      Carlo po flet per shumicen qe shkojne te votojne, jo per shumicen absolute. Gjithesesi une e kuptoj qe nuk ke ku te kapesh te shkrimi i Bolinos dhe ia fut kot me kete llogjike qe ke perdorur.

  • Rexhep Kasap Hajdar Bule Leka [ kepi]: 05/05/2021 16:38

    Karlo Bollino gjithmon shkrime brilante. Po ku kuptojn plera si mark mut marku gagaç se çfar është demokracia e si funksjonon demokracia. Kta lloi fundrinash si : mark gagaç marku, salmut bershurra, e shum e shum jashqitje të tjer vin nga familje bastarde analfabetësh e familjeve pa taban. Çfar mund të presësh nga kto lloi jashqitje si gagaçi mark mut marku.

    Përgjigju
  • Kopshtari: 05/05/2021 15:33

    Je nje nga gazetaret me te vertete Carlo. Shumica e shqiptareve eshte e majte, sepse qe nga krijimi i saj PD i ka shkaktuar vetem gjëma keti vendi. PD ankohet kot, se çdo njeri me mend e di qe PD nuk merr dot me shume vota se ç'mori kesaj rradhe. Perfitoi nga pakenaqesia e reformave dhe renia ekonomike qe krijoi termeti dhe pandemia. PD historikisht nuk ka marr me teper vota, vetem se ka vjedhur paturpsisht, ose ka blere aleancen e LSI qe merrte vota te majta. Te pakten tre mandate, PD ka qeverisur me votat e majta te Ilirit. Prandaj ishte e domosdoshme qe shqiptaret ti tregonin vendin edhe Ilirit, sepse votonin te majten dhe qeveriseshin nga fashistet e Berishes.

    Përgjigju
  • Elida: 05/05/2021 15:16

    Si gjithnjë edhe në këtë shkrim një analizë e plotë dhe realiste. Jeni gazetar me 5 yje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille