Carlo Bollino: Unë “socialisti i pasigurtë” në database që tremb PD-në e Bashës dhe Berishës

Carlo Bollino: Unë “socialisti i pasigurtë” në database që tremb PD-në e Bashës  dhe Berishës

Prej vitesh tashmë, Sali Berisha dhe klani I tij familjar më përndjekin duke më konsideruar gazetar “armik” dhe duke më etiketuar kështu si trafikant, spiun, hajdut, mafioz dhe së fundmi “karlo malavita”. Për këtë arsye, një gjykatë e dënoi Sali Berishën zyrtarisht si “shpifës” dhe jam krenar që prej meje mori dënimin e parë të dhënë ndonjëherë për të nga një gjykatë shqiptare. Sigurisht që Sali Berisha-shpifës e di shumë mirë se asnjë nga akuzat që më ka drejtuar në këto 27 vitet e fundit nuk është e vërtetë, por ai është i gatshëm të vazhdojë të gënjejë dhe të dënohet përsëri vetëm e vetëm që të delegjitimojë një gazetar që ai e konsideron të lidhur me Partinë Socialiste. Logjika ime dhe inteligjenca ime e frikësojnë dukshëm më shumë se integriteti im. Po tani, pikërisht database e Partisë Socialiste, që Partia Demokratike e konsideron shumë të saktë deri në pikën sa ta transformojë në një alibi për të justifikuar humbjen e mundshme, në zgjedhjet e ardhshme, më çliron edhe nga kjo përkatësi politike.  

Pas shpërndarjes së një kopje të database të famshme nga ana e PD-së në celularët e qindra personave (duke shkelur atë privacy që shtirej se po denonconte), një kopje, më në fund, mbërriti edhe te unë. Dhe çfarë zbuloj? Gjëja e parë është se Partia Socialiste nuk ka as numrin tim të telefonit (që e kam prej 30 vitesh), dhe në fakt në database celulari i lidhur në emeri tim është 0682030XXX, asnjëherë i imi. Përmes një kontrolli të thjeshtë përmes një aplikacioni që zbulon identitetin “sekret” të gjithë mbajtësve të celularëve, zbuloj se ky numër i përket në të vërtetë një gazetari të njohur të PD-së. 

Zbulimi i dytë është se sipas database edhe unë kam një patronazhist: Quhet Redi Prifti. Ndryshe nga ndonjë koleg i ri që e ka marrë shumë seriozisht rolin e patronazhistit duke i akuzuar publikisht se janë spiunë, sikur të jetonim në kohën e Sigurimit, ndaj “patronazhistit” tim nuk ushqej ndonjë qejfmbetje. Duke mos e njohur, e duke lexuar gabimet në përmbajtjen e “dosjes” sime, mund të dal, maksimumi, në konkluzionin se ka punuar aq keq sa s’ka ditur të raportojë as numrin tim të telefonit. E megjithatë jam i bindur se ky “Redi Prifti”, cilido ai qoftë, as nuk e ka ditur ndonjëherë se më ka patur në patronazh! Në rast të kundërt, duhet pushuar nga detyra që ka marrë për paaftesi.

 Kush bën gazetarin shkel privatësinë e të tjerëve që në ditën e parë të punës, prandaj, ne gazetarët duhet të jemi të fundit që duhet të skandalizohemi nëse dikush shkel privatësinë tonë. Unë, megjithatë, që kur jam regjistruar në Facebook, kam hequr dorë nga privatësia ime dhe prandaj, mendoj se të gjithë ata që dënojnë me tone patriotike kë guxon të shkelë privatësinë e tyre dhe e bëjnë përmes mediave sociale të cilave i kanë dorëzuar identitetin e tyre, janë naivë ose hipokritë. Sapo është zbuluar që Facebook ka shpërndarë në rrjet të dhënat personale të 533 milionë personave në të gjithë botën, përfshi adresat dhe numrat e telefonit. 

I vetmi lajm i vërtetë që gjeta në database të Partisë Socialiste, është se PS më konsideron një zgjedhës të saj “të pasigurtë”, duke përgënjështruar në këtë mënyrë sigurinë e klanit Berisha i cili që nga 1994 më konsideron ''socialist'' pasi në emër të pavarësisë time profesionale, thjeshtë refuzova të bëhesha gazetar (militant) i PD-së.  

Në të vërtetë, unë mbështes forcën politike që besoj sinqerisht se mund të jetë e vlefshme për vendin, dhe fakti se sot mendoj se Edi Rama është më i aftë se Lulzim Basha, më i ndershëm se Ilir Meta dhe më demokrat, liberal, dhe jo i dhunshëm në krahasim me Sali Berishën, nuk do të thotë se jam militant i Partisë Socialiste.

 Një gazetar nuk është i pavarur kur nuk ka bindje politike, është i pavarur kur është i lirë t’i shprehë pa i marrë leje askujt. Ja, kjo është pavarësia ime që e ruaj të shtrenjtë prej më shumë se 42 vitesh profesion. Të Partia Socialiste duket se e kanë kuptuar, ndaj më kanë shënuar si mbështetës “të pasigurtë”. Derisa ta kuptojë këtë gjë Partia “Demokratike”, duhet të presim që klani Berisha që e mban akoma peng, të largohet përfundimisht, bashkë me kulturën e tij të urrejtjes, të intolerancës dhe të mendimit unik. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 15/04/2021 09:10

    Te degjoj dhe te lexoj me kenaqesine me te madhe. gjithmone nje bravo nga une dhe respekt pafund

    Përgjigju
  • CaBone: 14/04/2021 22:06

    Gjithmon knaqsi ne Shkrimet dhe Artikulimet tuaja. Respekte Carlo.

    Përgjigju
  • Tami: 14/04/2021 21:24

    Ju lexoj dhe ndjek me kenaqesi te gjitha shkrimet dhe analizat tuaja. Jeni nje model per tu ndjekur nga gazetaria shqiptare.

    Përgjigju
  • drita gjecovi: 14/04/2021 20:35

    Carlo Bolino ,gjithemon i sakte ,korrekt kenaqesi te lexosh shkrimet tuaja !

    Përgjigju
  • Lida: 14/04/2021 20:31

    Gjithnjë korrekt shrimet dhe çfarë thoni në daljet tuaja televizive. Ka mungesë gazetaria shqiptare për profesionistë dhe me kulturë si ju, bravo!

    Përgjigju
  • Bato: 14/04/2021 19:23

    Je i madh Carlo. Je nga te paktit gazetar qe ndjek me kenaqsi.

    Përgjigju
    • fteri: 15/04/2021 16:10

      Po të kishim dhe nja 10 gazetar,analistë të ndershëm si Karlo Bolino medja shqiptare do ishte shumë më përpara,jo batak si është sot.

    • Endri: 14/04/2021 20:39

      Shume dakort dhe do shtoja qe ajo qe e ben kaq te besueshem eshte se eshte nga te paktet qe eshte i sinqerte dhe shkruan te verteta te thjeshta

    • KB Vlore: 14/04/2021 20:11

      Je yll ne gazetari.Shkelqen ti dhe znj Malltezi. Ke nje inteligjence dhe logjike fantastike, je kampion i demokracise dhe lirise se shtypit. Mirenjohje pafund i nderuar Bolino

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg