Të punosh tri ditë në javë, por të dalësh në pension pas moshës 70 vjeç, është formula e re e meksikanit, Carlos Slim, njeriu i dytë më i pasur në botë. Sipas një raporti të gazetës "Financial Times", Slim beson se është e nevojshëm një rishikim radikal i jetës në punë. Të punosh më shumë vite, por tri ditë në javë, pra 11 orë.
jo, në vend që të dalësh në pension 50-60 vjeç duhet të shkojë në 70-75 vjeç. "Me tri ditë në javë në punë ne do të kemi më shumë kohë për t'u çlodhur, për cilësi më të mirë jetese. Duke pasur katër ditë pa punë në dispozicion do të jetë shumë e rëndësishme për të gjeneruar aktivitete të reja dhe argëtuese po ashtu dhe mënyra të tjera për të kaluar kohën", u shpreh Slim duke theksuar se tri ditë do të krijojnë një fuqi punëtore më shumë produktive dhe në të njëjtën kohë të kemi mundësi për të drejtuar sfidat që lidhen me jetëgjatësinë.
"Deklarata duhet menduar mirë dhe nuk duhet të jetë e mërzitshme, por argëtuese. Duhet të mësohemi të mos i mësojmë gjërat përmendësh, por me arsye", përfundoi ai. Vetë Carlos Slim është 71 vjeç dhe ka një pasuri prej 71 miliardë dollarësh. Ai është një prej biznesmenëve më të njohur në botë të telekomunikacioneve./ATSH/
/Shqiptarja.com