Carlos Tevez ka shkuar në spital për të vizituar futbollistin, të cilit i theu këmbën me një ndërhyrje “vrasëse” gjatë ndeshjes për kampionatin e Argjentinës, Boca Juniors - Argentinos Junior. Ish-sulmuesi i Juventusit kërkoi ndjesë publike për ndërhyrjen e tij dhe Ezequiel Ham e ka faluar, pavarësisht asaj që pësoi.

Mesfushori i Argentinos Junior, Ezequiel Ham, ka falënderuar sulmuesin e Boca Juniors, Carlos Tevez, pasi ky i fundit shkoi ta vizitonte në spital duke i kërkuar ndjesë për ndërhyrjen brutale, që i theu këmbën në ndeshjen e fundit të kampionatit argjentinas.

Tevez bëri një ndërhyrje “vrasëse” ndaj Ham, në ndeshjen e fituar 3-0 nga Boca Juniors, ku Tevez ishte edhe hero pozitivshënoi edhe dy gola.

carlos tevez

Redaksia Online
Shqiptarja.com