Carrick: Var këpucët nëse United
nuk më ofron zgjatje të kontratës

Carrick: Var këpucët nëse United<br />nuk më ofron zgjatje të kontratës
Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, ka zbuluar se nëse “Djajtë e Kuq” nuk i ofrojnë një zgjatje të kontratës, me shumë mundësi do të heqi dorë nga futbolli profesionist.

Kontrata e 35-vjeçarit përfundon në fund të sezonit dhe sipas mediave angleze, United nuk ka ndërmend t’i ofrojë mesfushorit një kontratë të re.

“Nuk ka skuadra të tjera që unë do të dëshiroja të luaja, me shumë mundësi do ta mbyll karrjeërn time në futboll nëse nuk më ofrohet një zgjatje e kontartës nga United”, deklaroi 35-vjeçari në një intervistë për “Daily Mail”.

Ndërkohë,  vendimi për nëse mesfushori i cili është aktivizuar në më pak se gjysmën e ndeshjeve të United është më i nevojshëm në “Old Trafford”, i takon Mourinho për ta marrë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor