Carter: Pheniani të shmangë çdo provokim në gadishull

/ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter i kërkoi sot Phenianit të tërhiqet nga çdo provokim dhe të heqë dorë nga programi bërthamor, pas një vizite në zonës e çmilitarizuar mes dy Koreve.
Drejtuesi amerikan dhe homologu koreano-jugor Han Min-Koo zhvilluan një vizitë të shkurtër në pikën vëzhguese Ouellette, pika më e afërt e linjës së demarkacionit, në zonën e çmilitarizuar (DMZ), një rrip toke prej 248 kilometrash i minuar që ndan dy Koretë që prej 60 vjetësh.
Carter konfirmoi për shtypin se SHBA-ja do të mbetet e angazhuar në procesin e diskutimeve për paqe për të siguruar një denuklearizim të gadishullit.
"Kjo është pjesë e politikës tonë", deklaroi Carter. "Ne do të qendrojmë të vendosur për gjetjen e kësaj zgjidhjeje të negociuar me Korenë e Veriut dhe mendojnë se do të shkojmë drejt fundit të programit bërthamor.
Pheniani ka kryer tashmë tre prova bërthamore dhe synon të kryejë një të katërt.
Bisedimet e gjashtëshes (Kore e Veriut, Kore e Jugut, SHBA, Rusi, Kinë, Japoni) për programin bërthamor janë në pikën e vdekjes që prej disa vitesh.
"Ne do të vazhdojmë t'i kërkojmë Koresë së Veriut të ruajë paqen dhe stabilitetin në gadishull, të shmangë provokimet dhe gjithashtu përkeqësimin e tensioneve në ishull dhe të marrë masat e kërkuara në diskutimet e gjashtëshes për të shkuar drejt një denuklearizimi", deklaroi shefi i Pentagonit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian