Milan sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Kupave të Europës. Skuadra kuqezi pasi dështoj të kapë vendin e katërt në “Seria A” ka humbur mundësinë për t’u përfaqësuar edhe në Europa League pasi CAS e ka dënuar me 1 vit përjashtim nga Kupat e Europës. Kjo për shkak se ‘djalli’ ka shkelur rregullat e Fair Play-t Financiar në periudha të ndryshme nga viti 2015, kur president ishte akoma Silvio Berlusconi.
Ky vendim i CAS ka ardhur pas dakordësisë mes Milani dhe UEFA, kështu që në ditët në vijim të dy palët pritet të takohen sërish për të bërë një “Settlement Agreement”, regjim në të cilin aktualisht është ekipi i Romës dhe më parë ka qenë edhe Interi. Më herët ka patur një limit deri në vitin 2021 që Milan të arrijë plusvalencat e duhura, por në takimin e ri me UEFA-n ky afat pritet të shtyhet.
Si rrjedhojë e dënimit, Roma e renditur e gjashta në ‘Seria A’ do të kualifikohet direkt në grupet e Europa League. Ndërkohë vendimi i CAS do të ketë ndikim edhe për klubin shqiptar të Kukësit, që në rast kualifikimi në raundin e parë eliminator të Europa League, në të dytin do të ndeshej me Romën. Kështu në rast se kalon Debreceni-n, Kukësi do të përballet me Torinon, ekipin që e mbylli në vendin e shtatë kapionatin në Itali, por më herët për këtë pritet të ketë një konfirmim nga UERFA.