CAS tremb dhe Danimarkën, Olsen:
Turp e komplot, mundim Shqipërinë

CAS tremb dhe Danimarkën, Olsen:<br />Turp e komplot, mundim Shqipërinë
Vendimi i CAS nuk ka zemëruar vetëm Serbinë, por ka trembur edhe kundërshtarin direkt për vendin e dytë, Danimarkën. Trajneri danez, Morten Olsen shprehet i habitur me vendimin dhe e cilëson si skenar kundër Danimarkës. “Kjo është komplet e pakuptueshme, ky është një turp.

Gjërat po shkojnë kundër nesh gjithmonë. Pas këtij vendimi, gjërat na janë vështirësuar, duhet të jemi realistë. Mirëpo, ne mund të vendosim vetë, në shtëpi duhet ta mposhtim Shqipërinë. I kemi edhe dy ndeshje më pas kundër Portugalisë dhe Serbisë.

Është bërë i vështirë kualifikimi në Kampionat Evropian”deklaroi ai. Në 4 Shtator Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë nga 4 të mbeturat me Danimarkën më pas me Portugalinë, Serbinë dhe Armeninë. Aktualisht Shqipëria ka 10 pikë, aq sa danezët, por në vendin e dytë nga golavarazhi.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte

Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte