Për të gjithë të dashuruarit dhe fansat romantikë të Shekspirit, Dita e Shën Valentinit të këtij viti mund të jetë e paharrueshme.
Ndërtesa historike me ballkonin ikonik, ku lindi një prej dashurive më të mëdha të kohës, ajo e Romeos dhe Zhulietës do të jetë e hapur për të gjithë.
“Casa di Giulietta” është bërë një magnet për të dashuruarit, pavarësisht se Shekspiri kurrë nuk e ka specifikuar vendndodhjen e saktë të shtëpisë së Xhuliet.
Foto nga 'Casa di Giulietta'
Në shfaqjen e Shekspirit të shekullit të 16-të, të vendosur në qytetin italian të Veronës, Romeo dhe Zhulieta pohuan dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në ballkon.
Çdo vit, mijëra letra mbërrijnë në “Casa di Giulietta”, ku “Juliet Club” u kthejnë përgjigje të gjithëve.
Tani, “Airbnb” i ofron një Romeo dhe Zhuliete të ditëve moderne mundësinë për të qëndruar një natë në ndërtesën historike, e cila funksionon si një muze.
Do të jetë hera e parë që një çift do të qëndrojë në dhomën e Zhulietës që nga viti 1930.
Dhoma e Xhulietës
“Dhoma e gjumit me temë mesjetare do të ketë edhe ‘Letto di Giulietta’, shtratin origjinal që paraqitej në përshtatjen e Franco Zeffirelli në vitin 1968 të adaptimit të Shekspirit ‘Romeo dhe Juliet’, tha “Airbnb”.
"Ky qëndrim do t'i japë një çifti një shans unik për të festuar dashurinë e tyre në atë që është ndoshta shtëpia më romantike në historinë e letërsisë", tha Giacomo Trovato, menaxheri i përgjithshëm i “Airbnb” për Italinë.
Çiftet që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo ofertë unike do të duhet të shkruajnë një letër ku detajohet historia e tyre e dashurisë dhe të shpjegojnë pse ata do të ishin mysafirët e përsosur për pjesëmarrjen romantike.
Foto nga dhoma e ngrënies
Përveç kalimit të natës në "dhomën e gjumit" të Zhulietës, palës që fiton konkursin do t’i jepet një turne i frymëzuar nga Romeo dhe Juliet në Verona dhe një turne privat në “Casa di Giulietta”.
Ata do të lexojnë dhe do t'u përgjigjen disa prej letrave të dërguara në "Juliet" dhe do të kenë një vakt me shandanë të përgatitur nga kuzhinieri Michelin, Giancarlo Perbellini.