Gazeta italiane La Reppublica i ka dedikuar një shkrim stadiumit të ri që të do ndërtohet në Tiranë. Artikulli bazohet në intervistën e berë me arkitektin fiornetinas, Marco Casamonti që ka projektuar Arenën Kombëtare.
Pas më shumë se 70 vitesh, në të njëjtin vend, me ide të reja, me ngjyra kuq e zi, një kullë dhe ndërtime të tjera do të integrohen me pjesët e vjetra të stadiumit duke sjellë për sportdashësit 'Arenën Kombëtare'.
Stadiumi i parë i Tiranës është projektuar në vitin 1939 nga arkitekti fiorentinas, Gherado Bosio, i punësuar nga Musolini. Ndërkohë stadiumin e ri e ka projektuar një tjetër arkitekt fiorentinas, Marco Casamonti me studion e tij Archea Associati.
‘’Qemal Stafa’’ në fillimet e tij ishte një stadium i vogël me 3-4 mijë vende, të cilat më vonë arrinin në 10 mijë. Në kohën që Tirana pati stadiumin e parë edhe vetë qyteti banohej nga një numër i kufizuar njerëzish, rreth 60 mijë.
Arena Kombëtare pritet të ketë 22 mijë vende për t’u ulur, të gjitha të mbuluara. Në impiantin e vjetër, përveç fushës së lojës ka pasur edhe një pistë vrapimi e cila do të shmanget, që fusha të jetë vetëm për lojtarët.
Shqipëria është klasifikuar për hërë të parë në Eleminatoret e Europianit, ndaj Federata ka vendosur të ndërtojë një impiant të ri. Por stadiumi i ri nuk është një ndërtim nga fillimi, ai do të jetë vazhdimësi e të vjetrit. Për të realizuar këtë projekt Casamonti dhe skuadra e tij e arkitektëve do të bashkëpuojnë me shoqërinë Alb-Star Ldt. për një projekt që do të kushtojë 50 milion euro.
‘’Të ndërhyhet në monumente është si të vësh duart në albumin e memories, duhet kujdes sepse për shumë pak mund të shkatërrohet gjithçka’’, shkruan la Repubblica.
Projekti i ri ka hasur kundërshtime nga arkitektët shqiptarë , të cilët kanë kërkuar që stadiumi i vjetër të mbetet ashtu siç është. Megjithatë stadiumi i ri, nuk është i projektuar në mënyrë që të eleminojë të vjetrin. Projekti i ri do të integrojë elementë të vjetër të stadiumit me ato modernë.
Stadiumi i ri me 22 mijë vende, do të ketë 1500 vende vip të vendosura në dy anët e tribunës. Stadiumi kuq e zi do të ketë një parkim nëntokësor, qendra biznesi dhe argëtimi, ndër të cilat restorante, zyra, palestra dhe një hotel me 80 dhoma.
Arena Kombëtare do të ketë një harmonizim të së vjetrës dhe të resë, duke ndërthuar materiale të ndryshme që do ruajnë historinë e stadiumit, e njëkohësisht do të krijojnë një realitet të ri që nis së bashku me ndeshjet më të rëndësishme të kombëtares në Europian.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com