Casemiro vlerëson ligën angleze mbi atë spanjolle: Ka intensitet më të lartë, ndeshjet janë më të vështira

Casemiro vlerëson ligën angleze mbi atë spanjolle: Ka intensitet më të lartë, ndeshjet janë më të vështira

Casemiro dhe Kovaçiç

Futbollisti brazilian, Casemiro po shijon sezonin e parë në Ligën Premier, pas kalimit nga Real Madrid te Manchester United.

Me ekipin e Ten Hag është përshtatur për mrekulli dhe është kthyer në liderin e mesfushës me angazhimin, pasionin dhe eksperiencën e tij.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, 31-vjeçari u ndal te diferenca që ekziston mes futbollit spanjoll dhe atij anglez.

“Liga Premier ndryshon nga La Liga, ka intensitet më të madh dhe ndeshjet janë më të vështira. Luhet më shumë në tranzicion në Angli. Në Spanjë preferojnë stilin tiki-taka, siç e quajnë atje. Ndërkohë, këtu futbolli është më i shpejtë dhe më sulmues, ka thënë “shkatërruesi” i Manchester United”-u shpreh Casemiro.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani