Edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut do çelet me një dokumentar të veçantë, që sheh nga brenda shtëpisë aktivitetin konkret të terroristëve sirianë.
Është filmi “Dugma-The Button” i regjisorit norvegjez Pal Refsdal, që do të shfaqet në mbrëmje në Akademinë e Filmit&Multimedia Marubi. Tema e këtij edicioni, është “Populizmi dhe Radikalizmi”. Kujtim Cashku drejtori i festivalit flet më konkretisht për përmbajtjen e filmave.
“Populizëm radikalizë, do të thotë që efektivisht nuk është thjesht për të marrë informacion në plan lokal, por mbase në plan botërorë. Kemi zgjedhur filmat me ngjarje që janë në Europë, që do të thotë janë ngjitur në të njëjtën kohë ngjitur me kufijtë tonë. Filmat që kemi sjellë tregojnë në të njëjtën kohë edhe se çfarë kemi ne rreth e rrotull vetes çfarë po ndodh me format e ekstremizmit, me format e dhunimit të drejtave të njeriut, qoftë edhe ngjitur me ato që quhen komshinjtë tanë vendet që na rrethojnë”, u shpreh Cashku.
Festivali i filmit për të drejtat e njeriut do të mbahet nga data 18 deri më 27 shtator. Ceremonia e hapjes do të shoqërohet me pjesë të vogla muzikore e balet.
Hyrja do të jetë e lirë për publikun. Edicioni i këtij festivali ka shënuar këtë vit 3000 aplikime nga të cilat janë përzgjedhur 39 produksione filmike, disa prej të cilëve me çmime nëpër festivale të ndryshme të botës.
Një shfaqje speciale e këtij festivali, ditën e mërkurë do t’u dedikohet 40 grave të privuara nga liria të burgut 325, të cilat do të vijnë në ambjentet e Akademisë Marubi, për të ndjekur dokumentarin “Home” të regjisores More Raça, dhe më pas do të marrin pjesë në forumin e diskutimeve për “Dhunën në familje”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02