Casillas largohet nga Reali Madridit
Shpërthen në lotë: Rroftë Reali!

Casillas largohet nga Reali Madridit<br />Shpërthen në lotë: Rroftë Reali!
Jam këtu për t’iu përshëndetur, për të përqafuar të gjithë tifozët e Realit. Kudo që do të jem gjatë jetës time, unë do të bërtas gjithmonë: Rroftë Reali!”. Mes lotëve, Iker Casillas ka dalë në një konferencë për shtyp, të fundit për të në “Bernabeu”. “Po shkoj te Porto sepse tregoi besim dhe dashuri ndaj meje. Te Reali i realizova të gjitha ëndrrat që kisha. Nuk është lamtumirë, një ditë do të kthehem në klub,” – ishin fjalët e portierit.

Iker Casillas largohet nga Reali i Madridit pas 25 vitesh në klubin “merengues” dhe do të luajë me Porton në sezonin e ardhshëm. 
 
 

#UnaVida

Posted by Iker Casillas on 2015-07-12


Klubi i Realit  e përshëndeti në këtë mënyrë legjendën e portës madrilene: “Mbi të gjitha dhe para gjithçkaje Reali i Madridit falënderon dhe i është mirënjohës Iker Casillasit.

Nuk largohet vetëm një nga portierët më të mirë në botë, sot largohet nga ekipi për të nisur një aventurë të re, portieri më i mirë i historisë së Realit dhe futbollit spanjoll.

Shpresë, gëzim, sakrifica dhe triumfe… Casillas ka qenë kapiteni ynë legjendar dhe e ka veshur këtë fanellë që kur ishte 9 vjeç.”

iker casillas

Me fanellën e Realit, Casillas fitoi tre trofe të Champions League, 1 botëror për klube, 2 Kupa Interkontonetale, 2 Superkupa të Europës, 5 kampione në Spanjë, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës. Me kombëtaren spanjolle, ai ka fituar një Kupë Bote dhe dy kampionate

europiane. Casillas, që luajti 725 ndeshje zyrtare me fanellën e Realit është zgjedhur pesë herë si portieri i vitit në Europë.

casillas




Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh