Çaste tmerri për yllin e Napolit dhe gruan e tij, grabitësit e armatosur thyejnë xhamin e automjetit dhe e grabisin në mes të rrugës

Çaste tmerri për yllin e Napolit dhe gruan e tij, grabitësit e armatosur thyejnë xhamin e automjetit dhe e grabisin në mes të rrugës

David Neres

Një mbrëmje e mrekullueshme sportive për David Neres, por u shkatërrua si pasojë e grabitjes që i ndodhi në fund të ndeshjes Napoli-Parma.

Teksa ai dhe gruaja e tij ishin në furgon për t’u kthyer në hotel, dy hajdutë thyen xhamin e automjetit dhe i drejtuan armën duke e urdhëruar të dorëzonte orën (vlera e parashikuar 100 mijë euro), gjë që braziliani e bëri menjëherë dhe më pas keqbërësit u arratisën me motor.

Më vonë Neresi denoncoi grabitjen në polici dhe u shoqërua në hotel ku e prisnin fansa të cilët nuk ishin në dijeni të asaj që i kishte ndodhur dhe për këtë arsye u dukej e çuditshme të shihnin futbollistin duke iu shmangur të gjithëve me kokën ulur.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Kira Winona, një modele gjermane, i ka kërkuar falje tifozëve napolitan me një postim në Instagram.

 “David do të donte t’u kërkonte falje tifozëve që e prisnin jashtë, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motor na thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë”, ka shkruar ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania