Cavusolglu: Turqia do të zbusë dialogun Kiev-Moskë, kemi marrëdhënie të mira me të dyja palët

 Cavusolglu: Turqia do të zbusë dialogun Kiev-Moskë, kemi marrëdhënie të mira me të dyja palët

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, foli nga Moska, ku ndodhet aktualisht për të biseduar me homologun e tij rus Sergej Lavrov, nga ku edhe deklaroi se Turqia do të vazhdojë punën për të lehtësuar sado pak dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha se kjo do të realizohet përmes marrëdhenieve të shkëlqyera që ka me dy vendet.

"Këto janë momente në të cilat diplomacia është rikthyer në plan të parë. Si një vend që ka marrëdhënie të mira me të dyja, pavarësisht të gjitha vështirësive, ne po përpiqemi të ndërmjetësojmë dhe të veprojmë për të lehtësuar dialogun. E jona ka qenë një qasje e bazuar në ligj për të drejtat, gjithmonë objektive dhe të balancuara”, tha Çavusoglu para se të takohej me Lavrov.

Ministri turk nesër do të jetë në Kiev, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dimitri Kuleba.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta