/ATSH-DPA/ - Komentet online të bëra nga një komedian problematik francez, i cili u tall me slloganin "Je suis Charlie" (Unë jam Charlie) tregon "mosrespektim dhe prirje për përhapjen e urrejtjes", deklaroi sot ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.Po sot, zyra e prokurorit në Paris hapi një hetim me akuzën për përkrahje të terrorizmit ndaj Dieudonne M'Bala M'Bala, si njohur si Dieudonne, për postimin e djeshëm në faqen e tij në Facebook, ku kishte shkruar "sonte, përsa më takon, unë jam Charlie Coulibaly."Mbiemri Coulibaly është referencë e personit të armatosur që mbajti peng më shumë se 12 persona në një supermarket, të premten e kaluar në Francës, dhe që vrau katër prej tyre.
Postimi i Dieudonnes u hoq nga faqja e tij."Dieudonne është dënuar edhe në të kaluarën për shkrime antisemite", njoftoi media franceze.
"Përkrahja e terrorizmit dënohet me mbi shtatë vite burg dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh", deklaroi ministri i Brendshëm francez, Bernard Caseneuve.
/Shqiptarja.com