Çako me amb. grek Rokanas:
Bashkëpunim kundër terrorizmit

Policia greke dhe ajo shqiptare duhet të forcojnë më tepër bashkëpunimin kundër terrorizmit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Ky ishte konkluzioni i takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, me ambasadorin grek në Tiranë Leonidhas Rokanas. 

Gjatë takimit, Çako dhe Ambasadori i Greqisë Rokanas vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive, si dhe kanë theksuar nevojën për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie.

Çako pohoi në takim se fokusi I policisë shqiptare është përqëndruar në luftën kundër krimit të organizuar terorizmit dhe trafiqeve. 

“Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin real e serioz me partnerët tanë të BE, ku bën pjesë edhe Greqia , për të luftuar bashkarisht kimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, emigracionin ilegal dhe terrorizmin. Serioziteti jonë është konkretizuar në ngritjen e një strukture të veçantë për të luftuar terrorizmin, si dhe në zhvillimin e një sërë operacionesh të përbashkëta me homologët kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme , prostitucionit, e kriminalitetit në përgjithësi”, tha Çako. 

cako
Më tej Rokanas dhe Çako diskutuan edhe për çështjen e klandestinëve dhe emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin nga Greqia në drejtim të vendit tonë nga Korça dhe Gjirokastra. 

“Shtetit grek do të jetë përherë në krahun tuaj. Personalisht ju inkurajoj ju falënderoj për punën tuaj”, tha Rokanas.

Sa i përket çështjes së emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, Rokanas tha se kjo çështje parashtron nevojën e një zgjidhjeje europiane. Vizita e ambasadorit grek në Tiranë vjen pak ditë pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, me homologun grek në Janinë.
cako

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura