Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako gjatë një takimi me zëvëndës drejtorin e policisë italiane, Antonio Cufalo ka diskutuar për marrëveshjen trepalëshe për krijimin e trekëndëshit të sigurisë në det ku janë të përfshirë Shqipëria, Greqia dhe Italia.

Cako e ka njohur Cufalon-n me mbarëvajtjen e misionit të fluturimeve ajrore të Guardia di Finanza dhe e Universitetit të Dytë të Napolit për zbulimin e parcelave të kanabisit në territorin e Shqipërisë për vitin 2015.
Haki Çako i kërkoi palës italiane vendosjen e një rezidenti ekspert në Shiqpëri dhe së shpejti ky i fundit do të caktohet në fillim të vitit 2016.
Ai u takua edhe me Zëvendësdrejtoin e Policisë Greke, Kostantinos Tsouvalis dhe drejtorin e Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanovic.
Në këto takime u diskutua për iniciativa konkrete për shkëmbimin real të informacionit.
Drejtori i Policisë së Shtetit ftoi Drejtorin e Policisë së Malit të Zi të marrë në konsideratë pjesëmarrjen në një marreveshje trepalëshe për sigurinë në det dhe Drejtori i Malit të Zi u angazhua se në rast të një marrëveshjeje trepalëshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, Mali i Zi do të jetë shumë i interesuar për të qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Një takim i veçantë u zhvillua me drejtorin e Europolit zotin Rob Wainëright ku ky i fundit theksoi se Shqipëria është duke ndjekur rrugën e duhur në bashkëpunimin me organizatën Europol.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com