Çeku: Deri tani janë trajtuar 65 mijë
aplikime për statusin e veteranëve
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së zhvilloi sot takimin e radhës. Pas takimit, në konferencë për media, kryetari i Komisionit, Agim Çeku, ka bërë të ditur se janë trajtuar rreth 95 për qind e aplikimeve, apo në shifra, 65 mijë e 9 aplikime
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së zhvilloi sot takimin e radhës.
Pas takimit, në konferencë për media, kryetari i Komisionit, Agim Çeku, ka bërë të ditur se janë trajtuar rreth 95 për qind e aplikimeve, apo në shifra, 65 mijë e 9 aplikime.
"E vlerësuam ecurinë e procesit deri më tani dhe konstatuam se Komisioni është në fazën përfundimtare të verifikimit të aplikacioneve për statusin e veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së. Kemi të verifikuar 23 mijë e 684 veteranë luftëtarë, 4 mijë e 339 invalidë, 2 mijë e 142 dëshmorë, 8 mijë e 139 pjesëtarë të UÇK-së, 13 mijë e 136 pjesëmarrës të luftës, në rishqyrtim janë edhe 2 mijë e 852 aplikacione, janë refuzuar 4 mijë e 486 aplikacione deri më tani", ka thënë kryetari i këtij komisioni Agim Çeku.
Kryetari i Komisionit ka bërë të ditur se deri më 20 shkurt do të publikohen listat e të gjitha zonave dhe të Shtabit të Përgjithshëm.
"Të mërkurën do të publikohet lista e parë e Zonës Operative të Llapit dhe të Zonës Operative të Karadakut, atëherë do të vazhdojmë deri më 20 shkurt të publikohen secila zonë. Është e vërtetë që ky proces është stërzgjatur, por ju siguroj të gjithë atyre që kanë aplikuar, se kjo zgjatje nuk është bërë me faje të Komisionit apo në mungesë të vullnetit, por vërtetë ka qenë një punë shumë voluminoze", ka thënë Çeku.
Listat e para të publikuara janë lista fillestare dhe sipas ligjit të gjithë kanë të drejtë ankese 30 ditë pas ditës së publikimit. Pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni e publikon Listën përfundimtare dhe nuk do të ketë afat ankese, por gjithkush që mendon që nuk iu është njohur statusi, duhet të nis proces gjyqësor", ka theksuar Agim Çeku.
"Pas publikimit të listave secili veteran do të aplikojë personalisht për përfitimin e pensioneve dhe një gjë është e sigurt që në buxhetin e vitit 2015 janë të ndara 24 milionë euro për pensione për veteranë të luftës. Po ashtu është e sigurt që ky buxhet komplet do të shfrytëzohet për pensionet e veteranëve të luftës", ka bërë të ditur Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për Veteranët e UÇK-së./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15