Çelet panairi, 100 shtëpi
botuese në Pallatin e Kongreseve

Çelet panairi, 100 shtëpi <br />botuese në Pallatin e Kongreseve
TIRANE - U çel sot Panairi i Librit Tirana 2012.Nnë sallën e konferncave ne Pallatin e Kongreseve u zhvillua ceremonia e çeljes. Kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri, bëri të ditur se janë mbi 100 shtëpi botuese dhe shoqata nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe universitete dhe shtëpi botuese në Panairin e Librit "Tirana 200" i cili do të përfundojë të dielën më 18 nëntor.

I shtrirë në të tria katet e Pallatit të Kongreseve, me një pjesëmarrje më të madhe se një vit më parë, ky edicion është konceptuar në të trija katet, duke zënë një sipërfaqe mbi 1800 metër katrorë. Mbi 60 mijë tituj ekspozohen në këtë panair, ndër të cilët rreth 1500 janë tituj të rinj, si dhe do të zhvillohen më shumë se 60 promovime autorësh e librash të rinj.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga jashtë kufijve, mbi 30 të tillë, ndër të cilët Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, shtëpi botuese me emër si "Konica" e "Zëri"nga Prishtina, shtëpia "Furkan" nga Shkupi etj. Jurinë e kryesojnë Dhurata Shehri, Mirela Kumbaro, Arta Marku, Parid Teferiç dhe Fatos Baxhaku.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille