Çelet Panairi i Librit, botuesit
protestojnë me parrulla për taksat

Çelet Panairi i Librit, botuesit<br />protestojnë me parrulla për taksat<br>
Është çelur këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Tirana 2017”. Panairi i hapur prej orës 9.00 të paradites , bashkon autorë, botues, lexues, përkthyes dhe përfaqësues të medias.

Panairi edhe pse vjen më i zvogëluar, ka ofruar më shumë lexues të rinj. Ndërkohë botuesit kanë bërë një formë proteste paqësore në muret e Pallatit të Kongreseve, ku kanë ngritur shqetësimin e tyre që lidhte me mungesën e mbështetjes nga politikat shtetërore, taksat, tatimin e vlerës së shtuar apo cilësinë e letrës.

Në këtë vit, sipas kryetarit të Shoqates se Botuesve, Petrit Ymeri, gjendja ekonomiko-financiare nuk lejon prezantimin në nivelin më të lartë të librit, autorëve, titujve të rinj apo ribotimeve. Në ditën e parë të Panairit kanë nisur edhe promovimet e librave më të rinj nga shtëpitë botuese.

[gallery]24705[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot